ARKATANA

Ymeri: Mospranimi i Kosovës në KiE është dështim i qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE).“Kurti e bën fushatën e vet në kuptimin me e heq si kusht, nuk janë krejt shtetet e QUINT-it dakord, domethënë njëfarë përbashkimi i qëndrimeve të vendeve të QUINT-it ka arritur për mos me e prish unitetin, sepse dikush prej shteteve ka qenë më e ashpër për këtë,” tha Ymeri.

Sipas tij, kjo është mungesë e kredibilitetit të Kurtit.“Unë mendoj që mungesa e kredibilitetit të Kurtit, jo që veç ka thënë jo në momente të rëndësishme dhe tash bëhesh i pabesueshëm, kur bota dhe shoqëria funksionin në bazë të fjalës së dhënë, kur kam besim se ti e mban fjalën dhe ti e shkel tre herë atë, unë herën e katërt nuk mund të të besoj,” tha Ymeri.

Sjellja dhe fjalët e dhëna dhe të pambajtura, sipas Ymerit, të ndëshkojnë.

GRANDEMALL

“E dyta është që mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është dështim i Qeverisë,” ka thënë Ymeri në “Debat Plus.

Ymeri e përmendi edhe mospranimin në UNESCO, siç ka qenë “dështim i ministrit të jashtëm atëherë Hashim Thaçit, mospranimi në UNESCO, dhe ne i thamë që përgjegjësia është e jotja.

“E tash po e humbim garën me shtetet njohëse, sepse nuk po na votojnë, kjo është përgjegjësi e qeverisë, qeveria duhet dalë të tregojë se çfarë është folur përgjatë muajve kur është diskutuar kjo punë,” shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.