RCCOLA

Ligësitë e Lutës në luftën urbane s’kanë limit

/ 7 minuta lexim

Gjilan – Koha ecën e bashkë me të edhe proceset zhvillimore urbanistike, e Gjilani, qyteti i jonë e i “Lutës” sikur po shpërblehet në SHPËRBËRJE për gjatë gjithë viteve të qeverisjeve së tij. E që unë këto kohëra do t`i identifikoja (quaja) si – “Kohëra të Lutfisë dhe të luftës urbane të një Qyteti në hipnozë”. Këtë SHPËRBËRJE të këtij qyteti pikërisht Luta e ka filluar dhe ashtu unë e mbaj mend dhe me çdo zhvillim urban që ky ndërmerr mua veçse ma kujton e rikujton dhe m’lëndon duke ma plotësuar figurën e tij politike me karaktere të ndryshme nëpër etapat e këtyre zhvillimeve urbanistike. E para (dhe e filluar mbrapsht) SHPËRBËRJA e komunës – shpërbërja territoriale – Decentralizimi ka shkruar Bahrije Mahmuti.

Reagimi i plotë i Bahrije Mahmutit

Lutfia dhe zellshmëria e tij kundrejt UNMIK-ut, përherë me dobësinë e ndjesisë së varfërisë profesionale personale. Faktori kohë e rrethanë por edhe potenca e pasurisë materjale (sipas tij, të trashëguar) ngarendëte për të hyrë në mesin e të angazhuarve politik pa ndonjë edukim të rregullt formal, por qysh e kërkonte rendi përherë te ne, tepër i ndëgjueshëm-nënshtrueshëm ndaj ideve “inovative” pasi edhe kështu e konsideronte veten në raport me të tjerët. Dhe “inovacioni” i tij na e solli DECENTRALIZIMIN territorial duke e bërë Gjilanin komunën e parë eksperimentale në këtë lloj coptimi!
Ky proces e sakatoi dhe e gjymtoi komunën në çdo aspekt dhe si pasojë e atakoi edhe në planin e zhvillimit urbanistik.

DECENTRALIZIMIN pra, na esollën hapat e parë në karrierën e një djali miop e pa fije vizioni. Bëhej kjo krejtë në emër të standardeve para statusit të pavarësisë së Kosovës por duke e bërë esencialisht të kundërtën – duke i vartësuar komunat e rajonet e Kosovës deri në kolaps të plotë funksional e që u pa në vitet në vazhdim. Kosovës, qysh prej këtij decentralizimi, në shumë aspekte, nuk i finksionon as Kushtetuta e saj. Ajo është e bllokuar.

Kjo qasje miope e bastarde e Lutës dhe e shokëve të tij, i mbajti gjallë dhe i rriti në politikë, e sot, për fat të keq, prore logjika e tillë tepër e përciptë dhe rrënuese e asaj kohe po e vazhdon kalërimin e saj por në formë edhe më të trishtë dhe me pasoja të rënda për të ardhmen.

Unë po e mbajë mendë për vazhdimin e kësaj të keqe urbane edhe si haxhi Luta. Kësaj here në fushën e trashëgimisë kulturore të Gjilanit. Haxhi Luta e ndihmoi me zemërgjerësi rrënimin e xhamisë Atik, të xhamisë e cila ishte ndër objektet më të vjetra të trashëgimisë kulturore e historike të Gjilanit.

E me çfarë tjetër mbeti të dëshmohet mosha dhe kultura e këtij qyteti?!
Edhe për xhami duhet të vendoste ai vet (si kryetar-haxhi që ishte), dhe vendosi e veproi duke mos përfillur ligjet dhe listën e objekteve të mbrojtura të trashëgimisë, e lë më të dëgjoj zërin e trupës së profesionistëve me vendimet dhe vlerësimet e tyre, e të cilët e këshilluan për të mos vepruar kundërligjshëm. Kështu, duke shkelë mbi ligjin ky i dha të drejtë vetes, duke e mohuar të drejtën e profesionisteve-vlerësimet për këtë xhami (pasi ky ndihej mbi ligjin). Vendosi dhe e rrënoi xhaminë.

E ndërtoi pastaj duke u thirrë në rikonstruim, po ne të gjithë e dijmë si shkoi procesi dhe çfarë ishte ajo xhami e si duket ajo sot?!
“Komplet me vlera arkitektonike të kohës” veçse pakë e dislokuar në hapësirë.
Zhvillimi i radhës i luftës Urbane të Lutës:
Ndërhyrja nē vlerat e Natyrës (edhe më e dhimbëshmja) – Lumi Mirusha, varrosja e lumit i cili si vlerë natyrore u shëndrrua në legjendën e njohur “Ura e shejtë” e cila erdhi si riinkarnim mbi “Urën e Maskatarit” e për qytetarët që e mbajn në mendë apo e njohin nga historia e qytetit ky projekt vërtetë u bë projekt masakrues i maskarenjëve e i cili vazhdon ende edhe sot…

KKVITI

Te zhvillimet Kulturore, po ashtu edhe këtu si mbështetës i kulturës do të mbahet mend në rrënimin e kinemasë së qytetit duke shkelur çdo kriter dhe normë urbanistike e arkitektonike!

Dokumentet e vjetra të fazave të zhvillimeve urbanistike qysh në fillimet e para dëshmojnë për planifikim të një mori objektesh kulturore që do të nevoiteshin dhe do të jenë domosdoshmëri e një zhvillimi kulturor të shoqërisë, e sot në këtë kohë këto minohen si vlera e rrënohen si objekte.

Zhvillimet mjedisore e infrastrukturore
Kur i gjithë Globi janë në luftë për të bërë paqe me natyrën përmes gjenerimit të saj – futjes së natyrës (gjelbrimit) në çdo arterie të frymimit tē jetës së njeriut dhe të gjitha qenieve, Luta i shpall luftë asaj duke e zhbërë edhe atë pak gjelbërim në parkun e qytetit e që është sinonim dhe simbolikë referuese e orjentuese e qytetit.

E kjo luftë me natyrën më indinjoi shpirtnisht për të reaguar duke m’i kujtuar një nga një të bëmat e luftës urbane të qytetit e komunës time nga ky njeri, por edhe më keq kur gjenerata e re avokon dhe propagandon ligësitë e tilla si vepra të cilat do ti “lehtsonin” jetën e qytetarit.

E kush se din sot se shëndërrimi i natyrës, i frymëmërrjes, i jetës në beton e asfalt qenka përparsi?
Jo oj logjikë e mjerë, edhe fëmijët në qerdhe e kopshte e din se futja e automobilistikës në zemren e qytetit do e sjell domosdoshëm vdekjen e tij e jo lehtësin e të jetuarit e t’vepruarit.

Po s`keni zgjidhje tjetër se kështu ka qenë fillimi i mbrapshtë i mendjes tuaj të varfër, dhe si pasojë e mungesës totale të vizionit tuaj duke shpërbë territorin e komunës e gjithçka qe identifikon vlerën e një qyteti. Sot, çdo arterje e infrastrukturës rrugore të qon në komunat fqinje, në territorin qe ju ua keni falur, e sot kur ju doni me u zhvillu, smundeni se s’ju lënë e ju duhet të silleni e pshtilleni duke u kthyer përherë kah thellimi i sakatosjes e që është cimentim e asfaltim i qendrës dhe zhbërja edhe e atyre pak hapësirave të gjalla e të gjelbërta që ju i keni shëndrru në asfalt. Ju po vazhdoni me e zhbë qytetin e koha po e dëshmon se: Kur njeriu ska turp e limit mbi

te keqen, kjo e keqe shëndrrohet në mëkat – e mjerimi ka me na e zënë frymën ku më as leku (të cilin aq shumë po e lakmoni) ska me na e lehtësuar vuajtjen. E këtë besojë se në një far mase e provuam (përjetuam me Covid19), por uroj të mos sprovohemi sërish!
Nëse njeriu din me i falë edhe mëkatet e mëdha (për do farë interesash) – Natyra assesi nuk falë!
Por, vie koha kur natyra ta bëj atë që se bëri dot njeriu, me njerzi, menquri e ligjshmëri!
Natyra din të hakmerret dhe është larg më inteligjente se qënia njerëzore në tokë ka shkruar Bahrije Mahmuti Beqiri arkitekte./rajonipress/