Fundamenti

KPF rekomandon për Kuvend raportin financiar tremujor

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën kryesimin e Kushtrim Kadriut, ka shqyrtuar dhe ka rekomanduar për Kuvend, raportin financiar janar-mars 2024, të cilin e ka prezantuar në pika të shkurtra, Ilmi Limoni nga Drejtoria e Buxhetit, i cili ka thënë se trendët e kësaj periudhe, sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve, janë pak a shumë të njëjta me tremujorët e parë të viteve të kaluara.

Ndërkaq, propozimi për lejimin e rritjes së buxhetit nga tejkalimi i të hyrave vetanake të planifikuara të vitit 2023, nuk mori votat e mjaftueshme për t`u proceduar tutje, pasi opozita e cila përmban shumicën në KPF, pati vërejtje se po bllokohen disa projekte, të cilat janë përfshirë në buxhet si propozime të saj në Kuvend.

Për Kuvend u rekomanduan edhe propozimi për rishqyrtimin e vendimit sa i përket përbërjes së Komitetit për Politikë dhe Financa, sipas kërkesës së MAPL, plani lokal i veprimit për cilësi të Ajrit, pastaj emërimi i Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, emërimi i Komisionit për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, emërimi i Këshillit komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë.

FIDANISHTJA

Njëherësh, KPF rekomandoi për Kuvend edhe Informatën rreth manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2024, Informatën rreth mbjelljeve pranverore, propozimin për diskutim rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara si dhe propozimin për diskutim rreth organizimit të trafikut publik brenda qytetit të Gjilanit.

Po ashtu u përkrahen edhe dy propozime të opozitës për t`u rekomanduar për Kuvend edhe raporti i komisionit për themelimin e këshillave lokalë, përkatësisht kërkesa për të ofruar një raport sa i përket fillimit të punimeve në rrugën “Hamdi Kurteshi”.

Raportet e punës të ndërmarrjeve lokale “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe “Ecohigjiena” u hoqën nga rendi i ditës, me arsyetim se, siç tha kryesuesi Kushtrim Kadriu, nuk janë dërguar paraprakisht materialit për këtë pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.