Mobi Casa

Protestuesit ua tërheqin vëmendjen pushtetarëve: Kujdes, ndërhyni sa nuk është bërë vonë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Jemi mbledh këtu si iniciativë qytetare, për të shpreh pakënaqësinë tonë qytetare dhe për t`ua bërë me dije përgjegjësve lokal dhe qendror, se nuk asfaltohet rruga me këto mjete pune duke punu një ose dy ditë në javë ka thënë Endrit Isifi nga këshilli organizativ i protestës raporton rajonipress.

Postimi i i plotë:

Të nderuar pjesëmarrës, të nderuara media,

Sot, jemi mbledh këtu, në këtë rrugë, e cila ka kohë që nuk po përfundon, dhe është bërë pengesë për qarkullimin tonë normal.

Ne, të gjithë jemi dëshmitarë, që në këtë pjesë, nga qyteti e deri te hyrja e fshatit Përlepnicë punimet po shkojnë fort ngadalë, për të mos thënë se, janë ndal krejt. Kur e shohim se si po lëvizet me shpejtësinë e breshkës, ne shqetësohemi dhe humbim shpresat se, do të përfundojnë punimet në këtë rrugë e cila është e rëndësishme për qarkullimin tonë normal dhe të lirë.

Fundamenti

Jemi mbledh këtu si iniciativë qytetare, për të shpreh pakënaqësinë tonë qytetare dhe për t`ua bërë me dije përgjegjësve lokal dhe qendror, se nuk asfaltohet rruga me këto mjete pune duke punu një ose dy ditë në javë.

Ta dini që nuk kryhen dhjetëra kilometra asfalt, kur ne vendpunime nuk ka mjete pune, sepse është kohë bashkëkohore, nuk është kohë primitive, që me u kry punimet në rrugë me punëtorë krahu që e kanë mjet pune kolicen dhe kacinë. Prandaj, për këtë po stërzgjaten punimet, ndërsa tenderi ka qenë kogjo i shtrenjtë.

Dijeni, që na e dimi se këto janë paratë tona, ndërsa ju sipas ligjit keni autorizime vetëm me i shfrytëzo me mendje dhe përgjegjësi në interes të publikut.

JU BEJME THIRRJE, QE TA MERRENI ME SHUME SERIOZITET PUNËN DHE TA MBARONI SA ME SHPEJTE DHE ME EFIKASITET KETE RRUGË, E CILA PO NA SHKAKTON DEME TE PERDITSHME NE MJETET TONA TRANSPORTUESE. NE, PO PAGUAJM TATIME DHE TAKSA ME PAS RRUGE NORMALE, NDERSA JU DUKE MOS QENE TE PERGJEGJSHEM PO NA SHKAKTONI DEME SHTESE NE AMORTIZIMIN E MJETEVE TONA TRANSPORTUESE. NE, DO TA MBIKQYRIM ME SHUME KUJDES ÇDO ZHVILLIM TASH E TUTJE, LIDHUR ME PUNIMET NE KETE RRUGE. MOS NA DETYRONI TE NDERMARRIM MASA TJERA.

Ju faleminderit për vëmendjen!
Endrit Isufi – Kryeinicues i Tubimit Publik