ARKATANA

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit, në fokus të veçantë trajtimi i rasteve të dhunës në familje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit, z. Agron Rukiqi, komandantët e stacioneve policore, për regjionin e Gjilanit, udhëheqësit e hetimeve rajonale, si dhe përfaqësuesin e mbrojtësve të viktimave.

Në këtë takim morën pjesë edhe prokurorja koordinatore për dhunë në familje znj. Leonora Kadriu dhe prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë, për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Mobi Casa

Përpos tjerash u diskutua edhe koordinimi dhe ndërmarrja e veprimeve sa i përket luftimit të kriminalitetit në përgjithësi, në fokus të veçantë trajtimi i rasteve të dhunës në familje, me qëllim të parandalimit dhe ofrimit të sigurisë së viktimave, ngritja e përgjegjësisë, dhe vlerësimi i rrezikshmërisë, me qëllim të ndërmarrjes së masave urgjente që në fazën fillestare të paraqitjes së rasteve.

Në fund të takimit, të dy institucionet vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.