Kuvendi i Vitisë debaton për pasqyrat financiare Janar-dhjetor 2021

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit, Bekim Azizi. Gjatë kësaj mbledhje janë paraqitur disa pika të rëndësishme për këtë komunë, por me thekës të veçantë është diskutuar për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2021.

Fillimisht janë parashtruar pyetje për ekzekutivin komunal nga këshilltarët e kuvendit jashtë pikave të paraparë të rendit të ditës.

Këtyre pyetje kryesisht ju është përgjigjur zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtorët e drejtorive. Megjithatë në këtë takim në veçanti është folur për pasqyrat financiare për vitin e shkuar, për të cilat ka raportuar drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imeri. Ai bëri me dije edhe shkallën e lartë të rritjes së të hyrave në vitin e shkuar që për disa po cilësohet si e rritje rekorde në krahasim me planifikimin e paraparë për vitin 2021.

Përndryshe në këtë seancë janë shqyrtuar dhe miratuar me shumicë votash këto pika:
Pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2021.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullores për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-731, të datës 24.09.2021 për taksa, ngarkesa dhe gjoba.
Propozim për shqyrtimi dhe miratimin e iniciativës së kryetarit për ndryshim dhe plotësimin e statutit të Komunës së Vitisë me Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e komisionit për ndryshim plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë me Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011.

Uji Dea

Propozim për shqyrtimi dhe miratimin e Propozim Vendimit për formimin e Komisionit për procedurat e mëtutjeshme të dhënies me qira të vend gjuetisë në territorin e Komunës së Vitisë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e Komitetit për Arsim, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë.

Propozim për shqyrtimi dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2022.
Propozim për shqyrtimi dhe miratimin e Propozim Vendimit për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim gjatë vitit 2022.

Në këtë pikë u përfshi edhe propozimi për zgjerimin e varrezave në Kabash.
Kurse gjithashtu me pajtimin e shumicë së këshilltarëve në këtë mbledhje është futur edhe një propozim vendim tjetër, konkretisht për caktimin e lokacionit për vendosjen e bustit të martirit, Milaim Tahiri në fshatin Gërmovë./rajonipress/