UBT

Haliti priti në takim ministrin Damka

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka, me të cilin kanë biseduar rreth punëve që janë duke u kryer në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, në renovimin e këtij objekti, i cili do të shndërrohet në inkubator biznesi.

Ata, poashtu kanë vizituar këtë objekt dhe kanë diskutuar rreth mundësive të funksionalizimit sa më të shpejtë të këtij inkubatori, si shumë të rëndësishëm për përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës.

Fundamenti

Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh falënderues ndaj ministrit Damka dhe stafit të kësaj ministrie për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ky projekt po bëhet me bashkëfinancim të komunës dhe të ministrisë në fjalë./rajonipress/