RCCOLA

Debate të nxehta për pasqyrat financiare në Kuvendin Komunal të Vitisë

/ 3 minuta lexim

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast në fillim të kësaj seance kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë e ku një nga vendimet e marra u shpall jo në përputhje me ligjet në fuqi.

Më pas këshilltarët komunal parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë e të cilët ju janë përgjigjur kryesisht zv. kryetari i komunës Hasan Aliu apo edhe drejtorët përkatës.

Megjithatë ndonëse në këtë seancë janë shqyrtuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës diskutimi më i gjatë është bërë për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2024.

Lidhur me këtë pikë, drejtoresha, për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, Milihate Ajeti , prezantoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2024.

Sipas këtij dokumenti, shkalla e inkasimit të hyrave vetanake nga planifikimi vjetor është 19.85% ose mbi 204 mijë euro.

Ndërkaq për këtë periudhë nga mjetet e alokuara në të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike janë shpenzuar gjithsej mbi 5 milion e 581 mijë euro apo 88.71%.

RCCOLA

Për këtë periudhë të shpenzimeve, anëtarët e këtij komiteti kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime por edhe me inkasimin e mjeteve për këtë periudhë raportuese.

E lidhur me këto pasqyra pati mendime të ndryshme nga këshilltarët e pozitës dhe opozitës kryesisht për shpenzimet e bëra gjatë këtij tremujori të vitit 2024.

Në këtë seancë, gjithashtu është shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash edhe këto pika: – Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Bartjen e Mjeteve nga një projekte në projektet tjera në shumen prej (148.376,16) Euro.

  • Propozim vendimi për ndryshim-plotësim të vendimit Nr.01-110/05-111, të datës: 01.02.2022 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). – Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga një projekte në projektet tjera në shumen prej (148.376,16) Euro.

Ndërkaq nuk u votua për propozim vendimi të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me komunat e Gjilanit në fushën e dhënies në shfrytëzim të lokacionit (Stacionit të autobusëve të Vitisë), me qellim të shfrytëzimit nga N.P.L “Stacioni i Autobusëve Gjilan” sh.a. për realizimin e projektit me interes të përbashkët. b) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të komunës së Vitisë për te filluar sh.a. për realizimin e projektit me interes te përbashkët.

Në këtë pikë kishte mendime të ndryshme pasi që subjektet politike LVV dhe PDK ishin të mendimit që do të ishte më mirë që menaxhimi i stacionit në fjalë të bëhet nga vetë institucionet komunale./rajonipress/