UBT

Haliti edhe sot viziton zonat e prekura nga breshri së bashku me zyrtarët komunalë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Naim Pira, kryetarin e fshatit dhe Këshilltarin Komunal, Ilir Zuka, kanë vizituar sot fermerët dhe zonat e prekura nga reshjet e breshrit në fshatin Pozhoran dhe rrethinë, përfshirë edhe fshatrat Zhití, Radivojc dhe zona të tjera përreth.

Gjatë vizitës, ata nga afër panë dëmet e shkaktuara në shumë kultura bujqësore dhe u njoftuan me situatën e rënduar në terren.

Eco Higjiena

Komuna po angazhohet për të evidentuar dëmet dhe për të ofruar mbështetje për fermerët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore./rajonipress/