Haliti priti në takim ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejčič

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič.
Gjatë këtij takimi Haliti e njoftoj atë me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, projektet që janë realizuar në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune si dhe projektet që parashihen të realizohen.
Gjatë këtij takimi ai i dëshiroj ambasadores Benedejčič mirëseardhje në këtë komune dhe e falënderoj përmes saj popullin Slloven që është sipas tij është një shtet mik i madh i Kosovës.
Kurse ambasadorja Benedejčič shprehu kënaqësinë për mikpritjen që po ju bëhet përsëri asaj duke potencuar se ajo edhe më parë ka vizituar qytetin e bukur të Vitisë dhe kryetarin e saj me të cilin kanë bashkëpunim të mirë.
Gjatë këtij takimi Haliti ia dha ambasadores Benedejčič një dhuratë me figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Përndryshe ambasadorja në fjalë pritet të marrë sot pjesë në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Këngës Folklorike Tradicionale “NINULLA”, ku pritet të performoj edhe një grup nga Sllovenia./rajonipress/