RCCOLA

Sokol Haliti, model i një lideri punëtor dhe prosperues, përherë në shërbim të qytetarëve dhe ecjes përpara të Vitisë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sokol Haliti shumë herë është cilësuar si lideri i Anamoravës për shkak të punës së mirë që e ka bërë për këto vite. Asnjë aktakuzë, asnjë hetim zyrtar përgjatë këtyre viteve nuk e ka pasur, andaj Sokol Haliti vazhdon të mbetet sërish kandidati më serioz dhe pa rivalitet politik për të qeverisur me Vitinë. Ka shumë kërkesa nga qytetarët që ai sërish të jetë kandidati për kryetar komune. Ndërkaq, Sokol Haliti tregohet modest dhe nuk dëshiron të flas për këtë pjesë, për të cilën thotë se i takon qytetarëve të vendosin. Unë i kam realizuar dhe janë në realizim e sipër të gjitha projektet e parapara në programin tim zgjedhor. Jam kryetar mbi partiak dhe konstruktivë, edhe opozita e dinë që e kam një program qeverisës dhe jam i pa kompromise tek rendi dhe ligji dhe insistimi im që Vitia të rritet të zhvillohet, e të ketë progres thotë Haliti.

Ka një modesti të jashtëzakonshme kur flet për punën e tij si politikan apo për pozitën që e mbanë në kryesinë qendrore të LDK-së, por flet me shumë krenari si kryetar komune që për këto dy mandate nuk e ka shënuar, e as regjistruar asnjë gabim apo lëshim që lidhet me ndonjë vepër penale.

Sokol Haliti është rast i rrallë në Kosovë, që të ketë dy mandate dhe të mos ketë asnjë aktakuzë të ngritur dhe kjo e bënë një lider të pazëvendësueshëm për momentin në Anamoravë.

Në një bisedë për Rajonipress, Sokol Haliti flet për projektet e realizuara në çdo cep të Vitisë, për bashkëqeverisjen me PDK, për hakmarrjen e Qeverisë në investime e projekte etj.

Thotë se nuk e ka shumë problem punën e kandidimit edhe pse i duket ende herët të flas për këtë çështje.

“Kam shumë kërkesa prej qytetarëve, por megjithatë mbetet për të vlerësuar punën time. Nuk jam lodhur dhe kam ende energji për të punuar me ekipën time. Projektet e premtuara nëpër fushata e takime të ndryshme janë në realizim e sipër dhe mendoj se deri në fund të mandatit do t`i realizojë të gjitha projektet” shton Haliti.

Haliti tha se bashkëqeverisja me PDK ka ecur mirë dhe është në interes të qytetarëve.

Mobi Casa

“LDK është e fort dhe kontribut dhënëse, elektorati im është stabil dhe kam përkrahje të pa rezervë në çdo vendim partiak dhe institucional. Ndryshe s`kam rivalitet në Viti dhe kjo vije si rezultat i performancës së mirë që kam krijuar për këto vite. Kam kontakte me shumë diplomatë të huaj të cilët vijnë në Viti, pikërisht se kam kredibilitet dhe autoritet institucional. Unë kam punuar dhe punojë që ta njohin të tjerët Vitinë përtej vijës lokale” tha Haliti.

Haliti është edhe sekretar i LDK-së në qendër dhe thotë se edhe aty ka dhënë kontribut të madh për ta ngjallur këtë subjekt politik.

“Jam kryetar mbi partiak dhe konstruktivë, edhe opozita e dinë që e kam një program qeverisës dhe jam i pa kompromisë te rendi dhe ligji dhe insistimi im që Vitia të rritet të zhvillohet, e të ketë progres në të gjitha sferat”.

Haliti tha se ka shumë ankesa e vërejtje sa i përket Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria është në distancë ndaj Vitisë, e kjo realisht është hakmarrje politike kjo. Pavarësisht këtyre pengesave kemi investime të shumta dhe të gjitha këto janë bërë dhe janë arritur me depërtue në çdo cep të Vitisë. Madje Vitia mund të merret edhe si model për komunat e tjera sepse kemi treguar lidership ë implementimin e projekteve, atmosfera në punë, zhvillimi ekonomik, pastaj kemi rritje të bizneseve, puna ekipore është evidente, dhe e kemi një strategji që përfshinë periudhën 2030 që lidhet me energjinë efiqiente” tha Haliti.

Haliti thotë se Vitia ka edhe një avantazh tjetër të stabilitetit politik dhe ekonomik sepse ka harmoni e qetësi edhe tek komunitetet, që janë të avancuara dhe integruara në të gjitha poret institucionale.

Haliti thotë se ka vizita të shpeshta në teren dhe ka raporte konstruktive me ndërkombëtar dhe ndoshta kjo i jep epitetin e një zyrtari efektiv dhe të dashur me qytetarin./rajonipress/