Gjilanin e ka mashtruar kryeministri Kurti, ndërsa pushteti lokal është i paaftë deri në ekstrem

Gjilan – Koalicioni në Gjilan edhe është krijuar për interesa të ngushta, mbahet në këmbë ashtu siç mbahet për interesa të ngushta, ndërsa po e pësojnë qytetarët. Gjilani nuk e ka merituar këtë mentalitet të lodhtë politik ta ketë në qeverisje. Gjilani ka degraduar në secilën pikëpamje, fatkeqësisht thotë Ardian Azemi nga AAK e Gjilanit.
Ardian Azemi për rajonipress thotë se për të qenë të mangëta investimet, duhet me pasë pak investime.
“Në Gjilan nuk ka investime, as në qytet, as jashtë tij e as në brezin kufitar. Gjilani ka mbetur totalisht jashtë vëmendjes së qeverisë së Kosovës. Projektet që janë duke u realizuar, janë të përkrahura nga qeveria Haradinaj, sikur shumë projekte tjera kapitale të cilat ose i ka anuluar totalisht Qeveria Kurti me ardhjen në pushtet, ose i ka devijuar, ose i ka zvarritur. Mbi 32 mijë vota nga Gjilani kanë shkuar për Lëvizjen Vetëvendosje, vota të cilat nuk janë përkthy në investime anipse gjilanasit janë taksapaguesit më të rregullt në nivel Republike” tha Azemi.
Gjithnjë sipas Ardian Azemit Gjilanin e ka mashtruar kryeministrit Kurti, ndërsa pushteti lokal është i paaftë deri në ekstrem, përveç servil i pushtetit qendror.
“Është për keqardhje numri aq i madh i deputetëve nga Gjilani, ndërsa në Kuvend mbizotëron heshtja e tyre në raport me interesin e qytetarëve të Gjilanit. Janë për gjynah! Për më të ardhë marre, duhet me pasë fytyrë. Këta nuk kanë marre sepse nuk kanë fytyrë. Koalicioni në Gjilan edhe është krijuar për interesa të ngushta, mbahet në këmbë ashtu siç mbahet për interesa të ngushta, ndërsa po e pësojnë qytetarët. Gjilani nuk e ka merituar këtë mentalitet të lodhtë politik ta ketë në qeverisje. Gjilani ka degraduar në secilën pikëpamje, fatkeqësisht” shton Azemi./rajonipress/