ARKATANA

Haziri: Kurti nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme, sidomos tash pas raportit të DASH-it

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje.

Ai ka thënë se tash për Kurtin nuk duhen zgjedhjet për shkak të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Deklarimet e Kurtit janë në rrafshin manipulativ sepse ai nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme. Sidomos tash pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i konfirmon shqetësimet e LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës për korrupsion serioz, ndikim e frikësim ndaj gjyqësorit e kërcënim ndaj gazetarëve.” – ka shkruar Haziri në Facebook.

Uji Dea

Më tej, ai ka thënë se Kurti do të tentojë t’i shtyjë zgjedhjet, teksa sipas tij, LDK është e gatshme.

“Kurti madje do të tentojë t’i shtyjë zgjedhjet deri në kufirin ligjor në kohën kur Kosova ka shumë probleme të brendshme, mungesë të investimeve e raporte të këqija me BE-në, SHBA-të, NATO’n e me fqinjtë e Kosovës. Ndërkaq, LDK është e gatshme për zgjedhje në secilën rrethanë.”

“Le të dorëhiqet Kurti, shkojmë në zgjedhje dhe qytetarët deklarojnë vullnetin e tyre. Nuk mund të viktimizohet më. Po e ripërsëris, do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!” – ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.