Fundamenti

Vitia dhe Gjilani po lidhen mes veti edhe me një rrugë tjetër

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Sot kanë filluar punimet parapërgatitore në asfaltimin e rrugës Viti – Gjilan, konkretisht përmes fshatit Ballancë dhe Kravaricë.

I pranishëm në këto punime ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor.

Ai tha se tani e tutje Vitia do ta këtë edhe një rrugë tjetër për t’u lidhur me territorin e komunës së Gjilanit.

Fundamenti

Haliti potencoi se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është i një rëndësi të veçantë për banorët e dy komunave, jo vetëm për faktin që me të po hapet një arterie e rëndësishme e qarkullimit por edhe për faktin që fermerët do t’a kenë edhe më të lehtë qasjen në tokat e tyre bujqësore.

Përndryshe në Kravaricë dhe zonën përreth ekzistojnë plantacione të ndryshme të pemëve por edhe tokat e shumta bujqësore që kultivohen nga fermerët e komunave Viti dhe Gjilan./rajonipress/