RCCOLA

Kadri Rahimaj kërkon nga komuniteti Rom të jen pjese e Institucioneve Komunale

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Komuna e Kamenicës për herë të par këtë vit ka paraparë një kod të veçantë për Rinin prandaj po i drejtohem Rinis të komunitetit Rom të jenë pjesë aktive në realizimin e aktiviteteve rinore në Qendrën Rinore Fanar. Qendra rinore Fanar është një fillim i mirë i rrugës se juaj ku ju mundeni t`i kryeni shumë trajnime dhe të pajiseni me diploma dhe certifikata ku do te ju ndihmojnë në punësimin e juaj ka shkruar Kadri Rahimaj.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur punëtorin një-ditore lidhur me të drejtën në informim, arsimim, shëndetësi, punësim në institucionet publike të komunitetit Rom.

Qëllimi i organizimit të punëtorisë është forcimi i lidhjeve institucionale midis , pjesëtarëve të komuniteteve, me strukturat përkatëse komunale, Organizatave të Shoqërisë Civile, në mbështetjen institucionale për komunitet.

Në fillim të punëtorisë Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja, njoftoi pjesëmarrësit për qëllimin dhe aktivitetet e mbajtura deri më tani si dhe objektivat e projektit duke kërkuar nga institucionet komunale mbështetje nga institucionet lokale në trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve me theks të veçantë të komunitetit Rom.

Ndërsa Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thënë se dua të ju njoftoj se në të gjitha takimet e mija të deritanishme të gjithë i kam informuar për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të komuniteteve qe mbizotëron në Komunën tonë, Kamenica është shembull për të gjithë, prandaj ju ftoj të jeni pjesë e institucioneve Komunale qe se bashku të rrugëtojmë drejt realizimit të të gjitha kërkesave të komunitetit Rom.

Eco Higjiena

Komuna e Kamenicës për herë të par këtë vit ka paraparë një kod të veçantë për Rinin prandaj po i drejtohem Rinis të komunitetit Rom të jenë pjesë aktive në realizimin e aktiviteteve rinore në Qendrën Rinore Fanar. Qendra rinore Fanar është një fillim i mirë i rrugës se juaj ku ju mundeni t`i kryeni shumë trajnime dhe të pajiseni me diploma dhe certifikata ku do te ju ndihmojnë në punësimin e juaj.
Ne jemi duke përpiluar një planë të aktiviteteve ku ju mund të jeni pjesë aktive të këtij plani, duke ju premtuar se nuk do të ju mungojë përkrahja financiare në realizimin e aktiviteteve rinis Rome.

Në vazhdim Rahimaj është shprehur se ne e kemi tejkalua nocionin e bashkëjetesës për ne është tani më rendësi që së bashku me ju të jemi pjesë e zhvillimit të proceseve në të cilat po kalojmë si shoqëri e gjithë kjo nuk varet prej meje, po nga ju që pres të jeni pjesë e institucioneve tona.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në kë punëtori kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom dhe si rekomandime kryesore të dala janë: Rritja e numrit te punësuarve në sektorin publik dhe atë privat, caktimi i një zyrtari nga komuniteti Rom i cili do të merret me kërkesat e komunitetit, krijimi i një date baze brenda zyrës së komuniteteve, përfshirja në kurse për aftësime profesionale, etj.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, Nënkryetarja për Komunitete Aleksandra Jovanovic, qytetarë të komunitetit Rom, zyrtarja për barazi gjinore, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtarja për këshilla juridike, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile./rajonipress/