Uji Dea

Në Kamenicë mbahet seanca e dytë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve, Rahimaj u premton përkrahje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtoria Komunale e Arsimit bashkë me Koordinatoren e NJKDNJ-së, organizuan seancën e dytë të Asamblesë Komunale të Fëmijëve bazuar në planin vjetor të asamblesë.


Mbledhjen e udhëhoqi Kryetarja e Asamblesë së Fëmijëve, Elda Kallaba, kurse në seancë morën pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtori i DKA-së, Afrim Dervishi, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, shumica e përfaqësuesve të shkollave, dhe të tjerë.

Në këtë seancë u diskutuan shumë çështje dhe u trajtuan shumë informata, ku ndër më të rëndësishmet ishin Platforma Digjitale, e cila është funksionale si dhe platforma School Me.

Kadri Rahimaj duke përshëndetur të pranishmit theksoi se është e rëndësishme rritja e shëndosh dhe sukseset e nxënësve në shkollë.

“Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme për një të ardhme më të mirë për ju dhe të gjithë fëmijët e komunës sonë. Ne do të mundohemi që kërkesat tuaja t’i trajtojmë me përkushtim, sepse vërtetë jemi të interesuar të punojmë sa më shumë, që t’ua bëjmë jetën tuaj më të mirë”, tha Rahimaj.

Në anën tjetër Drejtori i DKA-së, Afrim Dërvishi, prezantoi platformën Scool Me, ku theksoi se kjo platformë iu ofron nxënësve informacione e ilustrime konkrete për faktet të cilat mësimdhënësit i transmetojnë në shkollë. Ai ndër të tjera i informoj ata për mënyrën e qasjes në këto platforma.

Fundamenti

Kurse Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, paraqiti para asambleistëve ecurinë e fushatës vetdijësuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, e më pas përmes videospotit ata u informuan për çështjet e rëndësishme në Parandalimin e Trafikimit me Njerëz.
Ndërsa pas mbylljes së seancës së Asamblesë, në koordinim me Komandantin e Stacionit Policor të Kamenicës, Florim Klaiqi, Drejtori i DKA-së bashku me Koordinatoren e NJKDNJ-së, dhe me fëmijët asambleist, vizituan Stacionin Policor në Kamenicë, ku u pritën nga Komandanti i këtij stacioni, Florim Klaiqi dhe bashkëpuntorët e tij.

Nxënësit u informuan rreth aktiviteteve të Policisë, angazhimit të tyre në mënyrë që ta bëjnë jetën e tyre më të sigurtë dhe më të qetë, si dhe lidhur me fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Slogani i fushatës ishte: “MOS HESHT”.
Mesazhi i fushatës ishte: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!“.

Nxënësit falënderuan Policinë e Kosovës për mikpritjen, informatat dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Kujtojmë që Asambleja Komunale e Fëmijëve u themelua në fillim të këtij viti./rajonipress/