RCCOLA

Lenjani me falënderim të veçantë për të gjithë ata që e mbështeten brezin kufitar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani është takuar me Shaban Azizin me të cilin ka folur për kontributin që ka dhënë Policia e Kosovës në ruajtjen e eskalimit eventual në kufirin me Serbinë. Lenjani gjithashtu është falënderuar dhe shumë mirënjohës për NATO, KFOR-in, ish ministrat Bejtush Gashi, Bajram Rexhepi, Ekrem Mustafa, Agim Veliu.

Selver Lenjani gjatë takimit që ka pasur me Shaban Azizin këtij të fundit i ka ndarë një Mirënjohje për rolin dhe kontributin e madh që ka dhënë dhe po e jep policia e Kosovës në ruajtjen e një situate të qetë e stabile, për të gjithë qytetarët e brezit kufitar.”Policia e Kosovës janë fryma dhe ajri për brezin kufitar, sepse ata përcjellin çdo detaj të dyshimtë dhe kujdesen për mirëqenien e qytetarëve atje” tha Lenjani.

Ai gjithashtu në emër të brezit kufitar ka falënderuar dhe është ndjerë mirënjohës për forcat e NATO-së, KFOR-it amerikan, komandantët e të gjitha zonave rajonale të Policisë, ish ministrave Bajram Rexhepi, Ekrem Mustafa, Bejtush Gashi, Agim Veliu.
“Të gjithë këta krerë të institucioneve e mbrojtën ruajtjen dhe bërthamën e tokave shqiptare që vazhdimisht sulmohej nga xhandarmëria serbe” tha Lenjani.

Fundamenti

Selver Lenjani mendon se liderët shtetëror dhe ata partiak herët e kanë dorëzuar flamurin.”Në fakt jam shumë i zhgënjyer me sferën e politikës dhe të krerëve të institucioneve më të larta të Shtetit. Ata edhe nuk erdhën asnjëherë dhe nuk investuan asgjë për ta përmirësuar jetën e rëndë në vijën kufitare” tha Lenjani./rajonipress/