Fundamenti

Krenar Xhaferi, po e bënë krenar një kryeqendër me punë dhe me modelin prej një zyrtari të kompletuar

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Krenar Xhaferi është zyrtar i terrenit, punëtor në mesin e punëtorëve, organ mbikëqyrës në mesin e profesionistëve, i saktë, preciz, zgjidhës i shumë problemeve, ideator e projektues, fjalëpakë, zemërgjerë e komunikues, përkrahës i dijes dhe vullnetit, këngëtar e kitarist i zemrës, njohës i mirë i Prishtinës dhe i hapësirave urbanistike. Me një fjalë aty ku është Krenar Xhaferi aty është puna e cilësia, preciziteti i punimeve dhe mbikëqyrja profesionale. Jo rastësisht është dora dhe krahu i djathtë i Përparim Ramës.

Krenar Xhaferi padyshim që është modeli më i mirë i një zyrtari shtetëror i përgatitur me të gjitha finesat morale e profesionale. Ka një qëndrim shumë korrekt kur janë në pyetje projektet, interesat dhe kërkesat e qytetarëve për të cilat thotë se i trajton me kujdes dhe dinjitet.

Po cila është arma kryesore e Krenar Xhaferit që do ia kishin lakmi shumë zyrtar të tjerë komunal. Pedanteria, profesionalizmi dhe modestia. Krenarin e sheh përherë në punishte, në teren, pranë punëtorëve, afër Përparim Ramës, në teren e më pak në zyre, afër projekteve në realizim e sipër. Me një fjalë Krenari ndodhet aty ku kërkohet angazhim e përgjegjësi individuale e ekipore.

E fortë është motoja e tij:”Duke ndërtuar themele, për një të ardhme më të ndritshme. Gurë për gurë”. Nga kjo maksimë Krenari me shumë përgjegjësi ka marrë përsipër të udhëheq me drejtorinë për Investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave në Komunën e Prishtinës në kabinetin e Përparim Ramës.

Me një përvojë të jashtëzakonshme ai pothuajse e njeh si merr frymë Prishtina.

Krenar Xhaferi është ndër zyrtarët e rrallë që me shumë pasion e dashuri e prezanton aktivitetin e Komunës së Prishtinës dhe të sektorit të tij veqmas. Modest, i thjeshtë me qytetarët, komunikues me mediat dhe mbi të gjitha njerëzor, e një profesionist i rrallë dhe një përgjegjës i lartë për punën e tij.

“Sa të rrojmë me nder të jetojmë”, kjo është motoja tjetër e punës e Krenar Xhaferit.

Është pedant dhe korrekt në punë, puna e tij është angazhimi maksimal dhe cilësia. E mbanë vetën përgjegjës për gjithë punën që e bënë me nder e përkushtim. Por ajo që bije në sy tek Krenari, është modestia e tij profesionale, që e bënë me shumë admirim pasqyrimin e aktiviteteve të Komunës së Prishtinë ku përherë i jep prioritet punëtorëve dhe gjithmonë hynë me rroba të punëtorëve.

Krenarin e sheh kudo, në rrugë, në punishte, në projektet kapitale ku punohen kudo në Prishtinë.”Për mua ka shumë vlerë saktësia në punë, angazhimi konkret dhe disiplina profesionale, veti këto që i kam trashëguar edhe nga familja” shprehet Krenari për rajonipress.

Krenar Xhaferi thotë se çdo zyrtar duhet të sillet ndershëm dhe me përgjegjësi të lartë institucionale sepse ne duhet të jemi shembull ndaj publikut. “Publiku të përcjell, të dëgjon dhe të sheh kudo, andaj kemi obligim që ta kryejmë punën me shumë saktësi e cilësi. Jam krenar që jam pjesë e ekipit të Përparim Ramës” shprehet ai.

Krenar Xhaferi i ka edhe dy elemente thelbësore që i japin komoditet në punë e profesion.

E para familja akademike e intelektuale, meqë prindi i tij Xhafer Xhaferi nga Pograxha e Gjilanit ishte profesor universitar, një njeri me kredibilitet patriotik dhe përkrahës i madh i arsimit shqip në kohët më të vështira.

Fundamenti

Natyrisht familja e tij janë përherë në sfond ndërsa e dyta është kitarja, ose zbavitja e dëfrimi që ai e bënë në kohën e lirë.

Po kush është Krenar Xhaferi?

Krenar Xhaferi u lind në Prishtinë, në vitin 1983.

Shkollën fillore e kreu në “Meto Bajraktar”. Krahas saj ka vijuar Shkollën e Ulët të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, kurse të mesmen në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2007, fitoi titullin Master në Ndërtimtari, Drejtimi i Hidroteknikës, në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë student i dalluar, bursist dhe me notë mesatare të lartë.

Xhaferi ka qenë pjesë e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, pastaj Drejtorisë së Investimeve Kapitale të Komunës së Prishtinës që nga viti 2010. Ka punuar në dhjetëra projekte ndërtimore; hartues i projekteve; mbikëqyrje dhe pranime teknike. Ka qenë hartues i standardit profesional për shkollat e mesme profesionale dhe ligjërues në shkollën profesionale Meister.

Në vitin 2020, z. Xhaferi mbajti funksionin e Këshilltarit politik të Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në vitin 2020 deri në 2021, po ashtu vazhdoi në Ministrinë e Infrastrukturës, si këshilltar i Kabinetit të Ministrit.

Në vitin 2021, u zgjodh Sekretar i Federatës së Kajakimit të Kosovës.

z. Xhaferi është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, në Komunën e Prishtinës./rajonipress/