FIDANISHTJA

Hajt o babë e mos u bon merak

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Nijazi Kastrati -Tregim satirik – Njeni ishte mplakur, mirëpo tanë jetën kishte punu dhe ekzistu me djersën e ballit, kështu që ishte mundu që tanë jetën ta kalon me fytyrë të bardhë. E kishte vetëm një djalë të cilin e kishte martuar dhe ishte gjysh i tre nipave e dy mbesave. Një familje komplete siç thuhet, mirëpo djali aspak nuk e donte punën. Tanë ditën rrinte, hante, pinte, dilte në kafene dhe ato pak kursime të babës së tij i hargjoi.

Pasi ishte mësu pa punë, edhe salltanatet mos me i lanë, filloi të kërkonte hua. Çdokush i huazonte në emën të babës duke e njohur si burrë i mirë e i drejtë që ishte.
Lyp te njeni e lyp te tjetri u fut në borgj deri në fyt si thotë populli, duke i mashtruar herë njërin e herë tjetrin. Baba i tij habitej me veprimet e djali, por ma shumë i vintë zor prej shokëve e miqve të tij që djali i mashtronte e nuk ua kthente borgjin.

FIDANISHTJA

-O Can, mi jep hua nja 200 euro e kismet mas tri dite ti kthej! – Po more si jo, te ju kam besim të plotë une-ia ktheu ai! Pas disa ditësh, shkoi te Dani dhe trokiti në derë. Posa doli Dani në derë-iu drejtua: O Dan, mi jep nja 300 euro hua e besa mas nji jave ti kthej! -Po more si jo, e di unë çfarë familje jeni ju, dhe i huazoi.
Kështu herë te njeni e herë te tjetri djali çdo ditë sharrohej në borgje.
Një ditë djali ishte shtri në kokërr shpine po fërshëllonte e po këndonte Hajredin Pashen.
Baba i habitun me sjellet e birit filloj ta sjell kokën. -Çka ki o babë që pe sjell kryet, çka je habitë?
-Ah more djalë, me konë në vend tondin gjithë at borgj që e ki une isha trenu, e ti këndon e fishkëllon e hiq nuk bahesh marak.
-Hahahahahahahahah ia krisi të qeshurave djali. -O babë, duhet mu trenu e mu ba marak ata që mi kanë paret tu u kujtu se qysh ua kthej e jo une. -Po çka u thu borgjlinje more djali jem, ku e mer fytyren me u dalë para. -Hajt bre babë e mos u ban marak, po kur të thirrë dikush ti mos dil jashtë. -More une nuk dal se nuk dal, po ma more fytyren se ata thonë djali i filanit.
-Ah more baba jem, po kend po e sheh sot me fytyrë? Ti po kujton që osht koha e jote, jo jo, ka ndryshu o babë, s’ka as ftyrë, as nerë, as fjalë e besë e as moral kerkush hiq, krejt të pa fytyrë janë ba- ia ktheu djali, duke mos nalë fërshëllimen dhe kangen e Hajredin Pashes.

E pasi që djali nuk bahej marak, baba ia këndoi një kangë për t`i tregu djalit se çka ka me e gjetë një ditë:
Mbrapsht ore djalë i ke hypë kalit
Ruju po të qet diku n’hendek
Ki me ra shpejt ndo’j hunlesh
Ki me thon of ku-ku medet
Por atëherë bahet shumë vonë
Se trup e eshtna ti dermon…
Të binë ndermend ty fjalët e plakut
Kur do të ngrehin zhagë sokakut…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.