GRANDEMALL

“Film Flaka” solli sonte për artdashësve gjilanas filmat e metrazhit të shkurtër, “Një Muaj” dhe “Pa Vend”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, ka vazhduar tutje rrugëtimin e saj edhe sonte, kësaj here me pjesën e saj “Film Flaka “, ku në Teatrin e Qytetit të Gjilanit u shfaqen dy filma të metrazhit të shkurtër: “Një Muaj” (2017), projekt filmik i regjisorit Zgjim Terziqi dhe “Pa Vend” (2021) me regji të Samir Karahodës.

Në fakt, “Film Flaka”, është pjesë e kalendarit të “Flakës…”, të këtij viti, pasi paraprakisht drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), Blerta Zeqiri, kishin zyrtarizuar memorandumin e bashkëpunimit, për rrjedhojë, për artdashësitë gjilanas, për tri ditë radhazi, do të shfaqen gjashtë filma të metrazhit të shkurtë.

Kur jemi te filmat e natës së sotme, që u mundësua nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ja pak fjalë:

Një Muaj (2017) – Zgjim Terziqi

Mobi Casa

Bazuar në ngjarje të vërtetë, filmi “Një muaj” me regji të Zgjim Terziqit, sjell jetën e Anës, një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përfshin përkujdesjen e saj, secila me rend nga një muaj…

Pa Vend (2021) – Samir Karahoda

“Në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur (ping-pongut), dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre…”

Përndryshe, sipas agjendës së paraparë, “Film Flaka”. do të vazhdojë tutje të premten dhe të shtunën, po me fillim prej orës 19:00, me filmat e tjerë të paraparë: Daullet e Rezistencës (2016), Besa Luci, Kanarinat e Dinë (2014), Kaltrina Krasniqi, Tisa (2017), Valter Lucaj dhe Rojtari i Bjeshkëve (2010), Antoneta Kastrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.