UBT

Zejnullahu: Studim thelbësor për gazetarinë e internetit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Në këtë plan, libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, është një lajm i mirë dhe një kontribut shumë domethënës për pasurimin e literaturës akademike në studimet e medias online. Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë. Përveç material i duhur për studentët e gazetarisë, ky libër do të shërbejë si bazë e mirë edhe për studimet e ardhshme në këtë fushë ka thënë recenzenti i librit Safet Zejnullahu.

Pjesë nga recensioni i profesor Safet Zejnullahut për librin e profesor Musa Sabedinit

Gazetaria në vendin tonë dhe në rajon ka hyrë në një fazë krejt të re të zhvillimit të saj. Që nga fillesat e saj, gazetaria është zhvilluar dhe ka njohur tranzicionin si fazë kalimtare drejt një ndryshimi pozitiv, ndikuar herë nga rrethanat historike, herë nga zhvillimet teknologjike.
Por, ky ndryshim e ky tranzicion gjithnjë rrodhi me hapa më të ngadaltë, me mundësi prove e përshtatjeje.

Gazetaria sot, e ndikuar kryekëput nga zhvillimet e paparamenduara teknologjike, nuk pati as periudhë prove e as kohë për përshtatje. U desh të ndjekë ritmin e mundësive teknologjike, për të mos u shuar e për të mos dalë nga shprehitë ditore të publikut.

Një gazetari krejt ndryshe. E re!
Nisur nga kjo, dhe studimet për të nuk janë të bollshme dhe shteruese. Në fakt, aq të mëdha janë mundësitë që po i ofron përditë e më shumë teknologjia, sa edhe librat dhe punimet për gazetarinë e internetit ka frikë se janë përmbajtjet, që duhet të rishkruhen më së shpeshti.
Jo më pak vështirësi ka edhe në planprogramet akademike të studimeve të gazetarisë. Mungesa e literaturës është evidente.

Në këtë plan, libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, është një lajm i mirë dhe një kontribut shumë domethënës për pasurimin e literaturës akademike në studimet e medias online.

UBT

Ky libër, që është ndër të parët në këtë fushë, vjen nga autori që ka mbi 35 vjet përvojë pune aktive në gazetari dhe 12 vjet përvojë pune si mësimdhënës në Fakultetin e Gazetarisë në UBT.
Peshën librit ia shton edhe fakti se autori Sabedini, është tash e 13 vjet anëtar i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërsa ka po kaq vite, që drejton një portal online.

Përvoja e gjatë dhe ballafaqimi në praktikë me tranzicionin e gazetarisë në Kosovë dhe në rajon, ka bërë që autori të mbledhë dhe të analizojë e të sjellë para studentëve të gazetarisë dhe publikut në përgjithësi, një libër me një përmbajtje shumëdimensionale, që nisë me historinë e gazetarisë online e përmbyllet me sfidat e gazetarisë para inteligjencës artificiale.

Lexuesi do të gjejë brenda këtij libri të dhëna dhe hulumtime të shumta, që autori i ka bërë me vite të tëra, të cilat do t’i ndihmojnë ta kuptojë çfarë është gazetaria sot, ku janë të metat dhe përparësitë e gazetarisë së internetit.

Dhe, më kryesorja, ku po shkon gazetaria dhe a do të jenë në gjendje gazetarët ta ruajnë profesionalizmin përballë teknologjisë, mundësive të pafundme të saj, si dhe përballë një publiku gjithnjë më të informuar sipërfaqësisht dhe përherë e më kërkues për “tema të lehta”, të cilat e ngufasin gazetarinë profesionale. Dhe e rrezikojnë atë seriozisht!

Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë. Përveç material i duhur për studentët e gazetarisë, ky libër do të shërbejë si bazë e mirë edhe për studimet e ardhshme në këtë fushë.