Fundamenti

Blerim Jashari – fitues i medaljes së artë për vendin e parë në mesin e 70 shteteve botërore

/ 10 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vetëm me punë, arrihen sukseset e dëshiruara. Kjo është e vërtetët. E vërtetë është se, kur punohet me përkushtim, sukseset asnjëherë nuk do të mungojnë. Këto suksese nuk i munguan as Blerim Jasharit, nga fshati Radivojc, komuna e Vitisë, i cili, me punë të palodhshme në shkollë, sot ai është krenari e Kosovës dhe e familjes së tij.

Në këtë rast vjen shprehja e shkrimtarit të madh Rilindas, Naim Frashërit, i cili pat shtuar: “Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”! Kjo thënie e fortë filozofike e ka shoqëruar përherë djaloshin me prejardhje nga fshati Nasalë, por familja e tij tash e sa kohë jeton në Radivojc. E, Blerim Jashari, tash student, jeton larg vendit, atje në universitet amerikane ku ka jetë e dije pa kufi. Jo vetëm kaq.

Blerim Jashari, tash student, është i lindur më 3 shkurt të vitit 1999 në Gjilan. Familja e tij është me prejardhje nga Nasala, por e shpërngulur para disa vjetësh në Radivojc, komuna e Vitisë.

Shkollimin fillor nga klasa e parë deri në atë të nëntë e ka përfunduar në Shkollën fillore “Nazmi Pajaziti” në Radivojc, vendi ku jeton dhe është rritur. Ai, në një bisedë rasti, autorit të këtyre radhëve i shtoi këto fjalë, të cilat i regjistruam për të bërë një shënim edhe për të tjerë.

Po tha Blerim Jashari, – unë jetoj tash larg familjes sime, por ate kurrë nuk e harroj. Ajo është familja ime e shenjtë. Nga kjo familje kam “dalë” dhe asnjëherë nuk do ta heqi nga mendja. E di se jam larg, por edhe nga kjo largësi, gjej kohë dhe komunikoj me prindërit, të cilët më duan, por edhe unë i dua pa masë.
“Shihni, unë rrjedh nga një familje skamnore. Familja nuk pati mundësi të më shkollojë. I kuptoja, por në vete kisha besim se kisha “akumuluar” dije për të ecur përpara. Fillova ta “testoj” vetën. Nga librat dhe nga shënimet tjera, kurrë nuk jam larguar. Libri është gjëja më e shenjtë e dijes. Nga ai kam përfituar shumë. Vërtetë, libri mu ka bërë shok i jetës. Përfitova shumë nga ai.

E mbaj në mend kur nga klasa 1-5 morra lëvdatat e para nga mësuesja ime e parë, Mirvete Devaja në fushën e edukimit, ku përveç i zgjedhur si nxënësi me i dalluar. Ato ditë të shkollimit fillor, mora pjesë edhe në garat komunale në fushën e poezisë. Zura vendi e dytë në komunë, nga lënda e matematikës dhe gjuhës angleze. Po ashtu në klasën e katërt shkrova një libër të vogël me poezi për fëmijë me titull “Libri im i parë”. Jo vetëm kaq.

Blerim Jashari, vazhdoi “rrëfimin” e tij të jetës. “Shkollimin e mesëm të ulët (klasa 6-9). Pos suksesit shembullor që kisha në lëndët mësimore, si në lëndët Kimi dhe Biologji, shumë herë gjeta emrin tim tek profesorët e lëndëve të tjera, ku gjatë mbledhjeve, ata gjatë vitit më cilësonin si nxënësin e tyre më të mirë gjatë gjithë eksperiencës së tyre në fushën e arsimit. Po ashtu, shtoi, B. Jashari, student, “u mundova t’i përkushtohem arritjeve të tjera akademike. Disa herë isha i zgjedhur si nxënësi më i dalluar i shkollës, kryetarë i këshillit të shkollës, pjesëmarrës në garat komunale (në vendet e para), pjesëmarrës në garën kombëtare të Kimisë dhe gjuhës Angleze ku në të dyja arrita radhitesha ndër të parët në nivel vendi.

Klasa e nëntë ishte koha kur doja të vendosja për shkollimin e mesëm, i pakënaqur me nivelin e arsimit të mesëm publik në vend, vendosa të shkollohesha në një institucion tjetër- të huaj që vepronte në Kosovë, por gjendja jo e mirë ekonomike familjare më pamundësonte të regjistrohesha në një institucion të tillë. Por, momenti kur kuptova se këto institucione jepnin bursa për shkollarët më të mirët e Kosovës. sadopak ma shtonin shpresën për dije e jetë…

Në Prill të vitit 2014, në mesin e përafro 2000 nxënësve të klasëve të nënta, testova vetën në provimin pranues në Gjimnazit “Hasan Nahi” të Prishtinës në fushën e Matematikës, Logjikës, Anglishtes dhe Gjuhës Shqipe, ku arrita të radhitesha ndër të parët dhe të fitova bursë për të vazhduar shkollimin e mesëm në këtë institucion. Jo vetëm kjo.

Shkollimi i mesëm: Shkollimin e mesëm e vijova në Gjimnazin “Hasan Nahi” në Prishtinë. Institucion i huaj në Kosovë me suksese të shumta si në nivelin vendor, po ashtu atë ndërkombëtar, plotësisht në gjuhën Angleze po ashtu me pajisje moderne me laboratorë, smartboards dhe profesorë të kualifikuar nga vende të ndryshme të botës, e cila më mundësoi të njihesha me një sistem edukimi ndërkombëtar.

Uji Dea

Sukseset në shkollën e mesëm: Fitova me punë “Certificate of Excellence”të studentit të dalluar si në mësime, po ashtu në sjellje gjatë tri viteve të shkollimit të mesëm. Po ashtu, u bëra kryetar i Klubit të Solidaritetit dhe Kulturës.

I gjendur në mesin e nxënësve më të dalluar të Kosovës, pothuajse ishte vetëm një ëndërr të kualifikohesha si studenti që do përfaqësoja Kosovën në nivel ndërkombëtar në fushat e dijes. Por, në klasën e 10të, gjatë përzgjedhjes së olimpiadistëve, në mesin e nxënësve më të dalluar, unë dola i pari me pikët maksimale para një jurie profesionale, ku arrita të kualifikohesha drejt përfaqësimit të Kosovës në Olimpiadën ISËEEEP (olimpiada më rigoroze në botë në fushën e shkencave) në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me projektin shkencor në fushën e Kimië dhe Biologjisë:
“Prodhimi i një plehu natyral nga përzierja e kërcellit të lulediellit të djegur me boçat e pishës”, ku bashkë me shokun tim të klasës, Besfort Hashani, me të cilin punuam më shumë se 6 muaj drejt përfundimit të projektit në fjalë. Por, për të fituar të drejtën për të shkuar në Amerikë, ne duhej të kalonim fazën tjetër, fazën e jurisë amerikane, ku 2.305 projekte shkencore u paraqitën në olimpiadë nga më shumë se 121 shtete dhe ne arritëm të përzgjidheshim në mesin e 393 projekteve që u futën në pjesën finale.

Pjesëmarrja në këtë olimpiadë morri vëmendjen e mediave si në Kosovë po ashtu në Shqipëri, po ashtu të ish presidentes Adifete Jahjaga, e cila, ato ditë sa ishte e para e shtetit të Kosovës, na priti në rezidencën presidenciale. Por, vëmendje të tillë nuk morëm edhe nga institucionet tjera qeveritare, sikurse Ministria Arsimit kur kërkuam mbështetje financiare për mbulimin e harxhimeve të tiketave dhe shpenzimeve të tjera. Megjithatë, së bashku me profesorin morëm rrugën për në Amerikë, ku me profesionalizëm gjatë prezantimit të projektit para jurisë profesionale, arritëm të marrin vendin e dytë në botë në mesin e 121 shteteve. Ishte ndjenja më e bukur kur para më shumë se 1000 përfaqësuesve, profesorëve, intelektualëve nga mbarë bota, arrita ta valvisja flamurin e Kosovës bashkë me veshje kombëtare gjatë marrjes së medaljes së argjentë. (Me marrjen e çmimit fitova të drejtën të shkoja në vizitë në qendrën hapësinore NASA, bursa në universitete Amerikane, po ashtu pas marrjes së çmimit u lidhëm direkt nga Amerika në emisionet e Klan Kosovës, RTK-ssw etj)

Blerim Jashari, shton edhe këto suksese të tij: “Klasa e 11- viti 2016, arrita ta përfaqësoj Kosovën në Olimpiadën botërore “Gjeniu” në New York, USA, ku morra medaljen e bronztë- vendi tretë në mesin e 110 shteteve botërore, po ashtu në të njëjtin vit e përfaqësova Kosovën në olimpiadën botërore “Golden Climate” në Kenia të Afrikës kur morra medaljen e artë -vendi parë në mesin e 70 shteteve botërore. (Histori e njëjtë e procesit sikurse në olimpiadën e parë).

Pas daljes në klasën e 12të, së bashku me zhgënjimin e nivelit arsimor dhe mundësive pas diplomimit në vend, vendosa të aplikoj në Universitet të huaja. Edhe pse, pas suksesit në olimpiada, automatikisht më ofroi mundësinë si i pranuar me bursë ne Universitete Amerikane si North American University, Osëego Neë York University etj.

Ambiciet e mija ishin më të mëdha, ku edhe pse me pak shpresë, aplikova ne Universitetin më Selektiv në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës- Minerva Schools at KGI. Pas procesit të aplikimit nëpër testime e faza të ndryshme, arrita të kualifikohesha në mesin e 1.9% të studentëve të pranuar nga 30,000 aplikime sa ishin gjithsej nga 140 shtete të botës, ku e veçanta e gjithë kësaj ishte se arrita të fitoja bursën e plotë me vlerë 120.000 (njëqind e njëzet mijë) $.

Minerva Schools- Universitet Amerikan në San Francisco, California.
Universiteti më selektiv në SHBA, me stafin më profesional, ku gjatë katër vite studimesh do udhëtojmë në 7 shtete të botës: San Francisco, Kore Jugore, Indi, Gjermani, Argjentinë, Londër, Taivan.
Drejtimi im: Hulumtim dhe Ananlizë në Shkencat e Natyrës.

[Sa i përket situatës ekonomike familjare besoj se jeni në dijeni me punën e babit, dhe se sa e vështirë është për një të ri nga një fshat i vogël dhe me kushte jo të mira ekonomike të arrij suksese ndërkombëtare, po ashtu se nuk kam pas mbështetje as nga institucionet as nga komuna, edhe pse kishim premtime nga Ministria Arsimit, por kur i parashtronim kërkesat kurrë nuk merrnim përgjigje]!

Pas tërë kësaj “pune” e suksese të njëpasnjëshme, Blerim Jashari shpreh një falënderim të veçantë për Gjimnazin “Hasan Nahi” në Prishtinë, në veçanti profesorit të Fizikës, Fatih Karaosmanoglu dhe atij të Biologjisë, Emrullah Spahiu, të cilët më ndihmuan gjatë rrugëtimit tim përgatitor në olimpiada po ashtu në këshilla rreth përzgjedhjes së Universiteteve”. Kjo ishte rruga e Blerim Jasharit, djaloshit nga fshati Radivojcë, i cili me punë të pakursyer, ka arritur suksese të mëdha në botën e largët./tefik selimi/rajonipress/