Uji Dea

“Vëllezërit Borovci” dhe “Fidanishtja”, me përkushtim e disiplinë arrijnë të bëhen kompania më kredibile në rajon

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vëllezërit “Borovci” nga Kamenica të cilët menaxhojnë me fabrikën e bllokave dhe kompleksin e ndërtimeve të pagëzuar me emrin “Fidanishtja”, kanë arritur të krijojnë një prestigj profesional dhe me shumë autoritet në Kosovë dhe regjion. Banesat kolektive të ndërtuara nga kjo kompani janë me standardet më të mira dhe me kualitet cilësor. “Vëllezërit Borovci” janë të njohur edhe për nga ana humane sepse pos që mbajnë në punë 120 punëtor ata përkrahin dhe ndihmojnë edhe klube sportive, OJQ letrare dhe ndihmojnë familjet skamnore. Kamer Borovci njëri nga menaxherët e dy kompanive flet për të gjitha periudhat e rritjes, zhvillimit po edhe të sfidave të kompanisë.

Kamer Borovci një ish student i UBT-së për nga natyra është i qetë dhe ekuilibrues dhe shumë komunikues gjatë bisedës. Është njëri nga menaxherët që punon në njërën nga kompanitë më prestigjioze për prodhimin e bllokave në Kamenicë dhe janë ndërtuesit e kompleksit banesor në Gjilan të njohur me emrin “Fidanishtja”.

Flet me shumë qetësi dhe profesionalizëm dhe motoja e tij e punës vazhdon të mbetet ndershmëria dhe korrektësia.

“Për mua është e rëndësishme se askujt si kam borxh dhe kjo ka ardhur për shkak se e respektojë ligjin sikur që kam dëshirë edhe të tjerët ta respektojnë shtetin e ligjet e saja” thotë Borovci për rajonipress.

Kamer Borovci me shumë dashuri dhe nostalgji flet për vitin 1990 kur edhe kanë filluar me punë firma “Vëllezërit Borovci” dhe në vitin 2002 në prodhimin e bllokave, pastaj sfidat e telashet dhe presionet e shumta nga pushteti serb i atëhershëm.

“Nuk ka qenë e lehtë sepse çdo fillim i ka rreziqet e veta dhe ne mbi kokë e kishim një okupator që vazhdimisht bënte presion, shantazh, kërcënime dhe burgosje. Kemi pasur probleme dhe me policin serbe, por fatmirësisht gjithçka ka shkuar pa pasoja në njerëz” shton Borovci.

Borovci thotë se kompania e tij çdo ditë prodhon blloka për Kosovën.

”Mund të ecni duke filluar nga Kaçaniku deri në Kamenicë dhe asnjë oxhak nuk qet tym, përveç Fabrikës së Bllokave në Kamenicë. Të vetmit jemi ne dhe realisht e furnizojmë komplet Kosovën, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Dikur Serbia bënte kërdi në Kosovë, tani kjo më nuk është aktuale sepse ne jemi këtu për ta ndihmuar ndërtimin e Kosovës” shprehet Borovci.

Eco Higjiena

Kameri së bashku me vëllaun e tij Mustafë Borovcin janë njerëz të përkushtuar në punë dhe ndihmojnë e përkrahin shumë fusha e segmente të caktuara në Kamenicë e Kosovë.

“I kemi të angazhuar 120 punëtor në dyja kompanitë dhe 25% prej tyre janë edhe serb, derisa rroga mesatare është 600 euro. Unë nuk frikësohem nga 1 janari i vitit 2024 sepse paga tek ne është e mirë dhe punë kemi. Të rinjtë duhet ta kuptojnë se Kosova është atdheu i tyre dhe i bëjë apel që mos ta braktisin vendin pa ndonjë arsye të madhe” thotë Borovci.

Kamer Borovci gjithashtu ndihet i lumtur dhe krenar që përkrah dhe ndihmon vazhdimisht klube sportive e letrare, OJQ vendore dhe familjet nevojtare e skamnore.

Ndërsa një tjetër veprimtari që familja Borovci i ka kushtuar rëndësi është edhe ndërtimi i banesave kolektive me një standard evropian.

“Fidanishtja është në rrugë të mbarë sepse i kemi ndërtuar 250 banesa me një kualitet cilësor e modern. Aty e kemi tërë përkushtimin tonë profesional në mënyrë që ndërtimi të jetë kualitativ dhe në këtë sferë na ndihmojnë edhe ekspertët tanë të ndërtimit dhe urbanizmit. Gjithçka është e rregulluar dhe e bazuar në standardet e larta evropiane dhe kemi një përkujdesje të vazhdueshme edhe nga ekspertët” tha Borovci.

Borovci tha se janë të rregullt në pagesat e ATK-së dhe nevojat tjera të shtetit, edhe pse ende s`ka politika zhvillimore institucionale.

“Pengesa ka përherë, por fatmirësisht ne jemi të përpiktë edhe në punë edhe në të gjitha obligimet shtetërore. Shteti po edhe shoqëria në përgjithësi nuk e përkrahin prodhimin vendor dhe ky është një defekt i madh në Kosovë. Shteti duhet të jetë përkrah kompanive industriale dhe atyre kompanive që vërtet kanë ditur të mbijetojnë dhe të mbajnë gjallë vetveten dhe të ndihmojnë edhe fuqinë punëtore në të gjitha fazat e vështira të okupimit, luftës dhe pas luftës” tha Borovci. /rajonipress/