UBT - Regjistrohu

Dardanapress organizon fushatë vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

Dardanapress organizon fushatë vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

Kamenicë – Organizata Joqeveritare Dardanapress ka organizuar një fushatë vetëdijesuese me temën “Edukimi dhe Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve”, në kuadër të projektit “Barazia Fillon me Edukimin – Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve për një Shoqëri të Barabartë”.

Fushata kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e edukimit, fuqizimit dhe përfshirjes aktive të grave dhe të rinjve në jetën shoqërore, ekonomike dhe institucionale.

Në fokus të kësaj iniciative ishte promovimi i barazisë gjinore, mundësive të barabarta dhe pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse, duke i inkurajuar ata të bëhen pjesë aktive e zhvillimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Përmes kësaj fushate, Dardanapress synoi të inkurajojë qytetarët, veçanërisht gratë dhe të rinjtë, që të kërkojnë më aktivisht të drejtat e tyre, të shfrytëzojnë mundësitë për edukim dhe avancim profesional, si dhe të angazhohen në iniciativa që promovojnë barazinë dhe gjithëpërfshirjen.

Dardanapress ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në promovimin e edukimit, barazisë dhe fuqizimit të grave dhe të rinjve, me synimin e krijimit të një shoqërie ku secili individ gëzon mundësi të barabarta për zhvillim, përfaqësim dhe pjesëmarrje aktive.

Projekti “Barazia Fillon me Edukimin – Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve për një Shoqëri të Barabartë” është financuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.