Fundamenti

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

/ 3 minuta lexim
KV

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është sot në rend dite, në kuadër të agjendës së sesionit pranveror.

PACE në një postim në Twitter bën të ditur se në mbledhjen e martës Kosova është pikë e parë e agjendës dhe do të diskutohet nga ora 10:30 deri në ora 12:30.

Telegrafi raporton se sipas agjendës së publikuar afati për paraqitjen e ndonjë amendamenti ka përfunduar të hënën, më 15 prill në ora 10:00.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti javë më parë në një intervistë për Telegrafin duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se kanë bërë punë të jashtëzakonshme që gjithë procesi të përfundojë më sukses me të gjitha grupet parlamentare dhe institucionet tjera.

Gjithashtu, Ahmeti sqaroi se faza e tretë është kur Asambleja Parlamentare me votimin e 16 prillit i dërgon një opinion Komitetit të Ministrave.

“Komiteti i Ministrave më 24 prill të vitit të kaluar i ka kërkuar opinion Asamblesë Parlamentare. Themi çfarë mendoni për anëtarësimin e Republikës së Kosovës? A i plotësojnë standardet? Këtë opinion e ka ndërtuar raporti i juristëve eminent dhe raporti i zonjës Bakoyannis. Pra, Komiteti i Ministrave e merr këtë opinion prapa dhe vendos se çfarë do të bëjë tutje. Në asnjë rast, Komiteti i Ministrave nuk ka vendosur në shpërputhje me rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, pra me rekomandimin e këtij opinioni”, tha ndër tjera ai.

Siç raportohet tani, 12 nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur – më pak se pakica bllokuese.

KV

Ato përfshijnë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, pesë vendet e BE-së: Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, si dhe Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Megjithatë, jo të gjithë përfaqësuesit e këtyre vendeve mund të votojnë sipas pikëpamjeve politike, të shprehura nga kryeqytetet e tyre për Kosovën.

Siç transmeton Rel, përfaqësuesit ukrainas, për shembull, do të kenë “një votë të lirë” dhe mund të ndodhë që vendet e tjera ta ndjekin shembullin.

Ndryshe, para tri jave Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar raportin (draft-opinionin) e Dora Bakoyannis.

Raporti u miratua me 31 vota për, 4 kundër dhe një abstenim.

Raporti i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.