FIDANISHTJA

Haziri: Po luftojmë për vendin e parë, dallimi i LDK-së me Vetëvendosjen, si nata me ditën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se do të luftojnë që të dalin të parët në zgjedhjet e ardhshme.

Ai thekson se, LDK-ja është rivali kryesor i VV’ja, madje sipas tij, të gjitha akuzat do të vijnë drejt Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Çdo parti ka sondazhe të brendshme, por ai i fundit ku prin VV’ja doli në kohën kur kemi një kandidat për kryeministër, një datë të kërkuar për zgjedhje dhe kemi një ‘ofertë’ e Kurtit për zgjedhje. Ka qenë gjithçka në rrafshin e një atmosfere politike, ku si duket të gjitha partitë tjera i bashkon një pikë, kur vjen në raport LDK-ja”, tha Haziri.

“Ne jemi parti që luftojmë për vendin e parë, jo për vendin e dytë. LDK-ja është rivali kryesor i VV’së dhe VV’ja është rivali kryesor i LDK-së. Ne e dimë që drejtimi i shtizave e akuzat do të jenë karshi partisë tonë”, tha Haziri në GazetaBlic.

Mobi Casa

Haziri tutje thekson se LDK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e brendshme për zgjedhje.

“LDK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e saj zgjedhore të brendshme. Tani jemi në fazën e nominimeve për deputet, do të dalim edhe përtej LDK-së ku do të punojmë që të fitojmë besimin e grupeve dhe komuniteteve”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së shton se dallimi i kësaj partie me VV’në është si nata me ditën.

“Ne në fokus të programit tonë e kemi familjen. Dallimi mes LDK-së dhe VV’së është si nata me ditën. Ata kanë një politikë përqarëse”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.