RCCOLA

Varfëria dhe korrupsioni, problemet më të mëdha për bizneset

/ 3 minuta lexim

Mbi 700 biznese të anketuara nga Oda Ekonomike e Kosovës kanë dalë të kenë probleme kryesore varfërinë, korrupsionin, mos sundimin e ligjit, dhe ekonominë joformale në vend. Drejtuesit e Odws Ekonomike dhe asaj Amerikane, kanë dalë me rekomandime për institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare që do të duheshin t’i kenë prioritet në vitin 2015.

Anketat dhe analizat që ka bërë Oda Ekonomike, me mbi 700 biznese, i kanë detektuar problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet.

“54 për qind e tyre problemin akut e kanë varfërinë e cila është duke dominuar në Kosovë dhe rënien e fuqisë blerëse dhe absorbuese. 525 të të anketuarve e identifikojnë korrupsionin si dukuri më negative, 45 për qind të të anketuarave e definojnë ekonominë joformale si një sëmundje kancerogjene, 40 për qind thonë se duhet të forcohet sundimi i rendit dhe ligjit, 31 për qind kanë të bëjnë me qasjen e kufizuar ne financa, 30 për qind prej tyre e shohin si problem jostabilitetin politik 28,5 të tyre e shohin krimin e organizuar ose ekonominë e kriminalizuar si një barrierë, 16 për qind të tyre e kanë vërtetë një brengë që ballafaqohen me një nivel të ultë të teknologjisë ekonomike, 16 për qind praktikat e pagesave që është një obligim moral”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Niveli i ulët i furnizimit me energji elektrike ka dalë të jetë 10 për qind brengë për bizneset, ndërkohë që besueshmëria e partnerëve të biznesit ka rënë në 9 për qind. Niveli i ulët i infrastrukturës në vende të caktuara dhe niveli i ulët i arsimimit janë sfida tjera që kanë cekur të anketuarit, tregoi Grëxhaliu.

Mobi Casa

Të gjeturat e tjera me një anketë ku janë përfshirë mbi 400 ndërmarrje kanë nxjerrë kamatat e larta bankare si problem i të bërit biznes. Vështirësi krijojnë edhe mungesa e financave për biznese, të tjerë kanë problem të marrin kredi, e disa kanë deklaruar se konsumatorët nuk paguajnë me kohë, njoftoi Gërxhaliu, duke paraqitur të gjeturat e anketës.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka tha se fuqizimi i rendit dhe ligjit do të ishte parakusht themelor për eliminimin e të gjitha krimeve ekonomike, si ekonominë joformale dhe krimin e organizuar.

Prioriteti i dytë në të cilin do të fokusohemi është natyrisht krijimi i lehtësirave fiskale që do të mundësonin sektorin e prodhimtarisë që përmes këtyre do të krijonim parakushte për përmirësimin e deficitit tregtar që është për momentin shumë shqetësues. Ka shumë ankesa dhe disa prej tyre u potencuan edhe nga anketa e bizneseve. Duhet përmirësimi i plan-programit të institucioneve të arsimit të lartë, që fuqia punëtore e cila diplomon nga këto institucione të arsimit të lartë të jetë në shërbim të tregut të punës ose të jetë e përgatitur për tregun e punës edhe për hapat të cilat na presin më tej në zhvillimin ekonomik”, tha kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Zeka.

Dy odat ekonomike presin që viti 2015 të jetë, siç u shprehën, “vit i kthimit të ekonomisë, vit i kthimit për ekonominë dhe vit i kthimit nga ekonomia”, ndërsa zhvillimi i ekonomisë duhet të jetë prioritet i prioriteteve, në të cilin duhet të fokusohemi të gjithë./Telegrafi/