UBT

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, një ndër projektet më të rëndësishme për familjet që kanë nevojë për strehim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flakron Rexhepi dhe zyrtarë të tjerë, kanë parë nga afër punimet te kompleksi i banimit të përballueshëm dhe social.

Ky kompleks do të përbëjë gjithsej 71 njësi banesore, me ç’rast 57 banesa do të jenë për banim të përballueshëm dhe 14 banesa do të jenë për banim social.

Sipërfaqja e gjithmbarshme ndërtimore e këtij kompleksi është afër 12.350 metra katrorë dhe do të ketë katër tipe të banesave: 53 metra katrorë, 66 metra katrorë, 77 metra katrorë dhe 87 metra katrorë.

Uji Dea

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se vizituan nga afër punimet në projektin e banimit të përballueshëm social, një ndër projektet më të rëndësishme për qytetin tonë dhe për familjet që kanë nevojë për strehim të sigurt e dinjitoz.

“Ky projekt, që po realizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, po merr formë dita-ditës dhe do të krijojë mundësi më të mira jetese për shumë qytetarë të Gjilanit”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.