Hidromorava

Tragjedi që tronditi Kamenicën: Dy motra humbin jetën në një aksident të rëndë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Një lajm i rëndë dhe i dhimbshëm ka mbuluar me zi Kamenicën dhe veçanërisht fshatin Topanicë, pasi dy motrat e reja, E.Z. dhe A.Z., kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në Gjermani.

Humbja e tyre ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të madh në vendlindjen e tyre. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dy vajzave ka ngjallur reagime të shumta ngushëllimi dhe solidariteti me familjen Zubaku, e cila po përballet me një nga momentet më të rënda të jetës së saj.

Përmes një reagimi publik, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën.

“Një mëngjes i trishtë për Kamenicën. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për aksidentin e rëndë në Gjermani, ku humbën jetën dy vajzat e familjes Zubaku nga Topanica,” ka shkruar Rahimaj.

KKVITI

Ai ka theksuar se institucionet komunale dhe qytetarët e Kamenicës bashkëndiejnë me familjen në këto çaste të rënda, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme.

“Në këto momente dhimbjeje të madhe, jemi pranë familjes Zubaku dhe ndajmë me ta pikëllimin për këtë humbje tragjike. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin t’i njohin,” ka theksuar ai.

Vdekja e dy motrave ka lënë një boshllëk të madh te familja dhe komuniteti, ndërsa kujtimi për to do të mbetet i gjallë në zemrat e të afërmve dhe bashkëvendësve të tyre.

Në këto ditë zie, Kamenica bashkohet në dhimbje me familjen Zubaku, duke lutur që të gjejnë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Kujtimi për dy vajzat do të mbetet i përhershëm në mesin e atyre që i deshën dhe i njohën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.