ARKATANA

Komuna e Vitisë shpërndan 71 freza bujqësore për fermerët përfitues

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë, ka shpërndarë sot 71 freza bujqësore me madhësi 1.80 cm për fermerët përfitues të kësaj komune, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punës së fermerëve. Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, të cilët theksuan përkushtimin e komunës për të përkrahur vazhdimisht fermerët vitias.

Haliti tha se ai dhe komuna e Vitisë, gjithnjë janë krenuar me fermerët e saj punëtorë të cilët sipas tij kanë produkte të mira bujqësore si brende që janë të njohura në gjithë Kosovën.

Ai theksoi se kjo komunë ndryshe njihet edhe si hambarë i Anamoravës, duke bërë me dije se komuna që ai udhëheq po vazhdon furnizimin e fermerëve përfitues me paisje të ndryshëm bujqësore.

FIDANISHTJA

Sipas tij vetëm në këtë fazë deri me tani janë ndihmuar mbi 200 fermerë vitias.

Kurse drejtori i Bujqësisë, Naim Pira bëri me dije se vlera e përgjithshme e këtij projekti është rreth 57 mijë euro, ku 20% e vlerës është participim nga vetë fermerët përfitues, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga buxheti i komunës së Vitisë.

Zyrtarët komunal bënë të ditur se mbështetja për fermerët do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në përputhje me nevojat e tyre për mekanizëm bujqësor dhe pajisje të tjera për kultivimin e tokës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.