ARKATANA

PZAP refuzoi ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin e ankesave në Supreme para shpalljes së rezultateve

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të të gjitha procedurave ankimore para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar dy ankesat e paraqitura nga kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe kandidati i LDK-së, Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të votave.

Sipas vendimit të PZAP-it, ankesat janë konsideruar të pabazuara dhe nuk është urdhëruar rinumërim shtesë i votave.

PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërim të votave

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se institucioni tashmë është njoftuar me vendimet e PZAP-it, por ka theksuar se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda afatit ligjor prej 48 orësh.

HW

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ është njoftuar me vendimet e PZAP-it lidhur me dy ankesat e paraqitura në këtë institucion. Ndaj këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme, andaj KQZ do të presë që vendimet të marrin formën e prerë”, ka deklaruar ai.

Sipas KQZ-së, vetëm pas plotfuqishmërisë së vendimeve do të vlerësohet nëse ekzistojnë obligime konkrete për zbatim nga ana e institucionit.

Nëse nuk do të ketë vendime të tjera që ndikojnë në proces, atëherë KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Bekim Haxhiu kishte kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, duke argumentuar se gjatë rinumërimeve të deritanishme janë evidentuar mospërputhje në numërim dhe se diferencat e ngushta mes kandidatëve mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare. Megjithatë, PZAP nuk e ka mbështetur këtë kërkesë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.