RCCOLA

Spitali i Gjilanit punëson infermier pa përmbushur kriteret e konkursit dhe pashtetësi të Kosovës

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me këto të gjetura duke u bazuar mbi dyshimet e shkeljeve, keqpërdorimeve dhe tejkalimeve të kompetencave, AVONET ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetimet ndaj: Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit si ZKA (zyrtar kryesor administrativ), njësisë për burime njerëzore dhe anëtarëve të komisionit përzgjedhës. AVONET ka dërguar raport dhe e ka informuar MSH dhe SHSKUK, ku ka kërkuar nga Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryesuesi i Bordit të SHSKUK-së, që nga të gjeturat e hulumtimit të merren masa ndaj personave përgjegjës konform ligjeve dhe rregulloreve.

AVONET, përmes kësaj deklarate shpreh shqetësimin e thellë se si Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, ka punësuar infermieren A. A., duke mundësuar punësimin e saj të kundërligjshëm edhe pse infermierja nuk është shtetase e Republikës së Kosovës, por është shtetase e Republikës së Serbisë.

Spitali i Përgjithshëm kishte shpallur konkurs për vend të punës për dy tituj të punës për infermiere të përgjithshëm – shkollë e mesme e përgjithshëm të mjekësisë – tetë (8) dhe infermiere të përgjithshëm bachelor – dhjetë (10), të publikuar me datë 17.08.2021 dhe mbyllja e afatit të aplikimit deri me datën 24.09.2021.

Sipas hulumtimit të bërë nga AVONET nën dyshimin se infermierja A.A., nuk kishte plotësuar kushtet e kritereve të konkursit të paraparë në njoftimin e konkursit i cili thotë se duhet të plotësoj kushtin për aplikim, që ishin mes tyre:

  1. Letërnjoftimi kopje;
  2. Licenca e punës me afat.

A.A. , kishte bërë kërkesën për punësim me datën 23.09.2021, duke aplikuar për pozitën infermiere bachelor dhe në aplikacionin e saj nuk ka numër personal, poashtu adresë së përhershëm nuk figuron dhe për numër kontaktues është ai numër 063 numër të telefonisë serbe.

Në qasjen në dokumentet publike kemi arritur të sigurojmë se ajo nuk posedon letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe ka vetëm lejeqëndrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës me datë 23.07.2021, e që në fakt nuk ka plotësuar kushtin e konkursit të cilën është i paraparë që duhet të ketë letërnjoftim dhe atë në nenin 8 të Ligjit Nr. 06/L-114 Për Zyrtarët Publik, i cili e parasheh se për të u punësuar: paragrafi 1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë dhe nënparagrafin 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, në këtë rast kjo kandidate nuk ka plotësuar këtë kriter ligjor.

Është për shqetësim të theksohet se kjo kandidate kishte aplikuar në kërkesën për punësim me datën 23.09.2021, ndërsa me datën 04.10.2021, ju është lëshuar licenca e punës nga oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, që gjatë aplikimit në kërkesën për punësim kjo kandidate nuk e ka poseduar fare këtë licencë pune, e që i bie pas aplikimit kjo ka dorëzuar këtë dokument dhe në konkursin publik thuhet se: aplikacionet e pakompletuar si dhe ato pas afatit nuk do të merren në shqyrtim, e që kusht i konkursit ka qenë licenca e punës me afat.

Mobi Casa

Neni 68 i Ligjit për zyrtarët publik paragrafi 3 dhe 4, përcakton se NJBNJ ka përgjegjësi për verifikimin e dokumenteve, që në këtë rast NJBNJ nuk ka zbatuar këtë procedurë siç e parasheh ligji. Poashtu komisioni i përzgjedhjes, i cili është përgjegjës për vlerësimin e kandidatëve në procesin e konkursit, ka dështuar në verifikimin dhe vlerësimin e kualifikimeve të Infermieres A.A. Kjo shkelje ka vijuar me ndërgjegje të qartë në fazën e verifikimit paraprak dhe është kundërparashikuar nga Ligji Nr. 06/L-114 “Për Zyrtarët Publik”.

Në këtë kontekst, komisioni i përzgjedhjes ka mohuar të zbulojë dhe vlerësoj mospërmbushjen e kushteve minimale nga ana e Infermieres A.A. Shkelja e Ligjit Nr. 06/L-114 ka qenë e qartë dhe e vërtetuar, pasi është konfirmuar se ajo nuk ishte shtetase e Republikës së Kosovës dhe nuk kishte licencë të punës kur ka aplikuar.

Në rastin e Infermieres A.A., është e qartë se keqpërdorimi i pozitës zyrtare ka ndodhur në dy nivele: për herë të parë, në procesin e punësimit të saj pa lejeqëndrim të punës dhe në mënyrë të paligjshme; dhe për herë të dytë, në shkeljen e kushteve të punës së Infermieres pa licencë të punës. Këto veprime të personave zyrtar, që shkelin ligjin dhe shkaktojnë pasoja negative, përshkruhen dhe ndëshkohen me rëndësi nga Kodi Penal sipas nenit 414.

Poashtu ju ka mohuar edhe kandidatëve të tjerë e drejta në punësim duke ju dhënë mundësi një kandidates e cila nuk ka plotësuar kriteret siç e parasheh konkursi dhe ligji, andaj nga ky veprim dyshohet se është kryer vepra penale sipas Kodit Penal, neni 219 – Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Me këto të gjetura duke u bazuar mbi dyshimet e shkeljeve, keqpërdorimeve dhe tejkalimeve të kompetencave, AVONET ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetimet ndaj: Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit si ZKA (zyrtar kryesor administrativ), njësisë për burime njerëzore dhe anëtarëve të komisionit përzgjedhës.

AVONET ka dërguar raport dhe e ka informuar MSH dhe SHSKUK, ku ka kërkuar nga Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryesuesi i Bordit të SHSKUK-së, që nga të gjeturat e hulumtimit të merren masa ndaj personave përgjegjës konform ligjeve dhe rregulloreve./rajonipress/