Uji Dea

Pensionohet ish profesori dhe zyrtari komunal Bali Sahiti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jam shumë krenare me ty dhe sukseset që ke lënë, duke kontribuar gjeneratë pas gjenerate, sukses pas suksesi, duke lënë një ndikim tepër të rëndësishëm si në jetën e mijëra nxënësve që kanë kaluar në duart e tua e po ashtu në jetën tonë, ke krijuar një standard të cilin do të mundohem gjatë tërë jetës ta arrij ka shkruar vajza e tij Blendina Sahiti.

Ish profesori dhe zyrtari komunal Bali Sahiti i cili me vite të tëra punoi në drejtorinë për kulturë rini e sporte ka mbushur moshën e pensionimit. Në këtë ditë të veçantë urimi më i përzemërt ishte i vajzës së tij Blendina Sahiti të cilin po e botojmë në tërësi.

Hidromorava

Urime ditëlindjen e 65 babi im i dashur, njeherit edhe pensionimin. Të dëshiroj shëndet dhe çdo të mirë në jetë pranë neve.
Unë jam vajza më me fat që një njeri e kisha mësues dhe baba.

  • Jam shumë krenare me ty dhe sukseset që ke lënë, duke kontribuar gjeneratë pas gjenerate, sukses pas suksesi, duke lënë një ndikim tepër të rëndësishëm si në jetën e mijëra nxënësve që kanë kaluar në duart e tua e po ashtu në jetën tonë, ke krijuar një standard të cilin do të mundohem gjatë tërë jetës ta arrij.
    Të jam falënderuese përherë që falë teje dhe përkushtimit tënd kam arritur të formohem, të edukohem dhe të jem kjo që jam.
    Te paçim gjithmonë babi!
    Blendina Sahiti