RCCOLA

Si u fsheh krimi dhe vrasjet e luftës në Gjilan nga ana e gjykatësve, patologëve dhe policëve serb

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Në këto procesverbale janë dhënë shënime për vrasjet në: Zhegër, Llovcë, Lladovë, Llashticë, Dobërqan, Zhegovc, Malishevë, Velekincë, Lubishtë e Vitisë, Verban, Novosellë, Kabash, Smirë, Gjylekarë, Cërrnicë, Stubëll e Ulët, Pozharan etj.

Gjykatësit serb që kanë fshehur vrasjet ose që janë munduar t`i fshehin gjurmët janë : Zhivojin Jankoviq- gjykatës, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq, Sergjan Stojanoviq, Svetozar Periq, Petroviq Jovica, Shqekiq Radosav, Goran Cuckiq, Zhivorad Dimiq, Aleksander Simonoviq, Momqillo Antiq, Danijella Cvetkoviq, Jovanka Trajkoviq, Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq, Vasiq Hranisllav, Jovica Petrovia, Radovan Dajiq, Toma Ivanoviq. Shikuar strukturën dhe përgatitjen shkollore del se ushtria serbe e ndihmuar nga paramilitarët serb dhe policia kanë vrarë në mënyrë të organizuar fëmijë, nxënës, studentë, bujq, imamë, shurdhmemecë, rojtarë, zjarrfikës, profesorë, drejtor shkolle, minatorë, taksistë, amvise, juristë të diplomuar, inxhinierë, kamerierë etj.

Nga procesverbalet e gjetura në Prokurorinë e Qarkut e që janë të evidentuara të gjitha rastet e vdekjeve të qytetarëve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti, për secilin rast të vrasjes zyrtarët serb të Gjykatës së Qarkut dhe të ish SPB-së vetëm kanë shënuar se vrasja është bërë nga personi NN. “Është simptomatike se në shumicën e rasteve, policët serb kanë mundur ta bëjnë identifikimin e viktimave, pa ndihmën e askujt, as të dëshmitarëve, as të anëtarëve të familjeve apo përmes obduksionit, përkatësisht eks-humacionit “.

Ky vlerësim është dhënë nga ish Prokuroria e Gjilanit dërguar Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut në vitin 2004, por asnjë hap tutje nuk është marrë ndaj këtyre serbëve të dyshuar. Nga procesverbalet zyrtare të ish zyrtarëve serb është parë se në të gjitha zhvarrosjet kanë marrë pjesë persona ushtarak, policor dhe gjyqësor.

Në këto procesverbale janë dhënë shënime për vrasjet në: Zhegër, Llovcë, Lladovë, Llashticë, Dobërqan, Zhegovc, Malishevë, Velekincë, Lubishtë e Vitisë, Verban, Novosellë, Kabash, Smirë, Gjylekarë, Cërrnicë, Stubëll e Ulët, Pozharan etj.
Gjykatësit serb që kanë fshehur vrasjet ose që janë munduar t`i fshehin gjurmët janë :Zhivojin Jankoviq- gjykatës, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq, Sergjan Stojanoviq, Svetozar Periq, Petroviq Jovica, Shqekiq Radosav, Goran Cuckiq, Zhivorad Dimiq, Aleksander Simonoviq, Momqillo Antiq, Danijella Cvetkoviq, Jovanka Trajkoviq, Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq, Vasiq Hranisllav, Jovica Petrovia, Radovan Dajiq, Toma Ivanoviq.

Masakrat e kryera në fshatrat e Gjilanit, format, metodat dhe persekutimi i qytetarëve të pafajshëm

Lufta e fundit në Kosovë ka shënuar përmasat e një tragjedie e cila la mijëra të vdekur, qindra të plagosur si dhe shumë gra e vajza të dhunuara.
Në rajonin e Anamoravës sipas shënimeve që janë grumbulluar dhe mbledhur pas luftës janë vrarë 116 persona të të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve. Të gjitha këto vrasje që në mënyrë të organizuar janë kryer nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare ushtarake serbe shënojnë datat dhe periudhat e ndryshme, duke filluar nga 24 marsi i vitit 1999 e deri më 20 qershor 1999.

Tashmë dihet saktësisht se vrasjet, pushkatimet, dhunimet, plagosjet, plaçkitjet, zhdukja e gjurmëve është bërë nën dijeninë dhe përcjelljen e aparatit shtetëror serb, i cili ndihmohej nga forcat ushtarake që vinin nga Vranja, Leskoci dhe Nishi.

Fidanishtja

Edhe pas hyrjes së forcave të NATO-së në Gjilan në mënyra të ndryshme janë vrarë 15 persona. Nga statistikat zyrtare që posedon arkiva e Gjilanit shihet se në Gjilan dhe rrethinë janë vrarë gjatë periudhës së luftës dhe pas saj 147 persona, prej tyre 25 janë femra. Gjithashtu sipas këtij raporti janë plagosur 75 persona, katër persona llogariten të zhdukur. Sipas raportit mbi pasojat e luftës në Gjilan të hartuar nga Këshilli Komunal i Qeverisë së Përkohshme në Gjilan forcat serbe kanë djegur tërësisht 950 shtëpi, pjesërisht 452. Rreth 7321 shtëpi janë plaçkitur.

Në Zhegër janë djegur 393 shtëpi kurse në Përlepnicë 123 shtëpi. Pasojat e luftës të shkaktuara në dëmet e ekonomisë familjare kapin shifrën e 177 milion e 201 mijë marka gjermane.

Shikuar strukturën dhe përgatitjen shkollore del se ushtria serbe e ndihmuar nga paramilitarët serb dhe policia kanë vrarë në mënyrë të organizuar fëmijë, nxënës, studentë, bujq, imamë, shurdhmemecë, rojtarë, zjarrfikës, profesorë, drejtor shkolle, minatorë, taksistë, amvise, juristë të diplomuar, inxhinierë, kamerierë etj.

Nga të gjitha dëshmitë e drejtpërdrejta nga tereni duke intervistuar dëshmitarë, familjar të viktimave, persona aktiv gjatë asaj kohe del se vrasjet janë kryer me paramendim dhe me një program kohor të organizuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Një komision komunal kishte nxjerrë një parallogari për dëmet materiale të luftës të cilat arrijnë në shifrën prej 177 milion markave. Janë konsideruar si shtëpi të djegura tërësisht gjatë luftës mbi 1406 shtëpi.

Sipas shënimeve të nxjerrura nga komisionet përkatëse që janë marrë me lokalitetet e të vrarëve shihet se të gjithë të vrarët në tërë territorin e Komunës së Gjilanit kanë jetuar në 31 lokalitete.

Realisht si masakra më e rëndë llogaritet ajo në Llashticë , Zhegër, Llovcë, Zhegovc dhe Lladovë.

Nëse shikohet statistika e familjeve që janë vrarë në këtë periudhë do të vërejmë se në shtatë raste kemi vrasje të bashkëshortëve, në pesë raste kemi vrasje babë e bir si dhe në disa raste shihet se pas vrasjes u janë djegur kufomat 18 të vrarëve./rajonipress/