United Hospital

Mesazh i fuqishëm nga Xhevat Bekteshi: Bashkë për familjen, bashkë për jetën!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me programin tim si objektivë tjetër, do jetë angazhimi i im, që çdo nënë që sjell në jetë një fëmijë në maternitetin e Gjilanit, do të marrë një shpërblim prej 500 eurosh. Kjo ndihmë është më shumë se financiare është një përqafim i ngrohtë për çdo nënë, një mesazh që nuk janë vetëm, dhe që sakrifica dhe dashuria e tyre janë të paçmuara për ne të gjithë ka shkruar Xhevat Bekteshi.

Postimi i plotë:

Çdo jetë-lindje, është një mrekulli dhe një fillim i ri plot shpresë e jetë!
Me programin tim si objektivë tjetër, do jetë angazhimi i im, që çdo nënë që sjell në jetë një fëmijë në maternitetin e Gjilanit, do të marrë një shpërblim prej 500 eurosh. Kjo ndihmë është më shumë se financiare është një përqafim i ngrohtë për çdo nënë, një mesazh që nuk janë vetëm, dhe që sakrifica dhe dashuria e tyre janë të paçmuara për ne të gjithë.

Me rreth 1,380 lindje në vit, kjo objektivë do të kërkojë një investim prej 690,000 eurosh në vit – një investim i duhur dhe i domosdoshëm për çiftet e reja, fëmijët dhe natalitetin e shoqërisë gjilanase dhe kosovare!.

Uji Dea

Nënat shqiptare janë shtylla e shoqërisë sonë, dhe çdo fëmijë që lind është një dritë e gjallë që ndriçon rrugën për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë.

Sot, pas ca viteve përpjekje, lindjet e shpërblyera do të sjellin ngrohtësi, gëzim dhe jetë në çdo familje dhe në çdo cep të qytetit tonë.

Le të bëjmë Gjilanin shembull për gjithë Kosovën, një vend ku familjet ndihen të mbrojtura ku jeta dhe gëzimi festohet çdo ditë.

Bashkë për familjen, bashkë për jetën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.