United Hospital

Ndahet nga jeta Mirzade Kqiku Dërmaku, familja dhe miqtë në pikëllim për humbjen e saj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Familja Kqiku dhe Dërmaku ka marrë sot një lajm të rëndë, pas ndarjes nga jeta të më të dashurës së tyre, Mirzade Kqiku Dërmaku.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vëllai, Adem Kqiku, i cili përmes një njoftimi mortor ka informuar familjarët, miqtë, shokët dhe farefisin për humbjen e parakohshme të motrës së tyre të dashur.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, shokët dhe farefisin se sot u nda nga ne më e dashura jonë, motra Mirzade Kqiku Dërmaku nga Gjilani”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndarja e saj nga jeta ka lënë dhimbje dhe boshllëk të madh te familjarët dhe të gjithë ata që e njohën, duke e kujtuar si një grua të respektuar, të dashur dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe rrethit të saj shoqëror.

United Hospital

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 13 qershor 2026, pas faljes së ikindisë, në varrezat e fshatit Kosaqë të Gjilanit. Korteshi mortor do të niset nga shtëpia e të ndjerës në rrugën “Ukshin Hoti” në Gjilan.

Në këto çaste zie dhe dhimbjeje, familjes Kqiku dhe Dërmaku u shprehen ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të dashurës së tyre.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Mirzade Kqiku Dërmakun./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.