Fundamenti

Si ndodhën vrasjet në fshatin Zhegër. Pse kurrë nuk u aktivizua “Dosja e Zhegrës” ?

/ 7 minuta lexim

Gjilan – Në fshatin Zhegër gjatë luftës forcat serbe kanë bërë shumë dëme materiale. Sipas shënimeve ushtria serbe dhe grupet paramilitare kanë djegur 410 shtëpi, 104 traktor të plaçkitur, tre kamion, 200 vetura, 96 kultivatora, 322 lopë, 140 tonë miell, 5 furgona. Sipas komisionit të fshatit të kryesuar nga Rrahim Bajrami, Musli Ukshini dhe Nezir Neziri vlera e dëmit arrin në 19 milion e 320 mijë euro. Sipas të dhënave që kanë grumbulluar Këshilli i bashkësisë vendore në Zhegër në periudhën mars-qershor 1999 në këtë fshat janë vrarë 13 veta dhe janë plagosur 7 persona.

Edhe në fshatin Zhegër ushtria serbe e cila ndihmohej edhe nga serbët vendës vrau 13 shqiptarë dhe plagosi shtatë veta. Sipas të dhënave që kanë grumbulluar Këshilli i bashkësisë vendore në Zhegër në periudhën mars-qershor 1999 në këtë fshat janë vrarë 13 veta dhe janë plagosur 7 persona.

Sipas dëshmive të gjitha operacionet që ka kryer ushtria serbe në Zhegër janë kryer në bashkëveprim me serbët vendor. Ishin banorët serb të Zhegrës që kishin kërkuar ndihmë nga Nishi dhe Serbia.

Sipas të dhënave që janë evidentuar në kallëzimin penal vetëm nga burgu i Nishit në Zhegër ishin sjellur 8 autobus me 500 paramilitar me targa të Nishit, Smederevës, Prokupljes, Kraljevës, Novi Sadit etj. Edhe pse Komisioni që kishte hartuar kallëzimin penal kundër kryesve të krimeve dhe kishte dorëzuar atë në ish Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, kjo dosje kurrë nuk është hetuar thotë Rrahim Bajrami.

Në fshatin Zhegër gjatë luftës forcat serbe kanë bërë shumë dëme materiale. Sipas shënimeve ushtria serbe dhe grupet paramilitare kanë djegur 410 shtëpi, 104 traktor të plaçkitur, tre kamion, 200 vetura, 96 kultivatora, 322 lopë, 140 tonë miell, 5 furgona.

Sipas komisionit të fshatit të kryesuar nga Rrahim Bajrami, Musli Ukshini dhe Nezir Neziri vlera e dëmit arrin në 19 milion e 320 mijë euro. Sipas të dhënave që kanë grumbulluar Këshilli i bashkësisë vendore në Zhegër në periudhën mars-qershor 1999 në këtë fshat janë vrarë 13 veta dhe janë plagosur 7 persona.

Fatmirësisht banorët e Zhegrës i kanë njohur drejtuesit e operacioneve të vrasjeve në Zhegër dhe për dallim nga fshatrat e tjera kanë bërë një kallëzim penal qysh në vitin 2005 në Prokurorinë e Qarkut, ku kanë akuzuar disa serb vendor si të dyshuar në krimet në fshatin Zhegër.

Rrahim Bajrami aktivist thotë për rajonipress se ne nuk heqim dorë nga ndjekja penale përkundër faktit se ish Prokuroria e Gjilanit, për këto vite nuk ka bërë as edhe më të voglën përpjekje për të zbardhur rastin.

Bajrami tha se Këshilli i fshatit i cili përbëhej nga LDK, PDK dhe AAK me përfaqësues Rrahim Bajramin, Musli Ukshinin dhe Nezir Nezirin e kanë dorëzuar Dosjen e Zhegrës në Prokurorinë e Qarkut. “Të gjitha elementet e veprave penale, përshkrimin e vrasjeve, dëshmitë dhe deklaratat e dëshmitarëve ndodhen në atë dosje. Ende nuk e kemi të qartë pse nuk ka filluar asnjë hetim. Ne nëse është nevoja do ta dërgojmë Dosjen edhe në Strasburg dhe së fundit edhe në EULEX” tha Bajrami.

Sipas dëshmive të gjitha operacionet që ka kryer ushtria serbe në Zhegër janë kryer në bashkëveprim me serbët vendor. Ishin banorët serb të Zhegrës që kishin kërkuar ndihmë nga Nishi dhe Serbia. Sipas të dhënave që janë evidentuar në kallëzimin penal vetëm nga burgu i Nishit në Zhegër ishin sjellur 8 autobus me 500 paramilitar me targa të Nishit, Smederevës, Prokupljes, Kraljevës, Novi Sadit etj.

Të gjithë këta paramilitarë ishin sjellur më 29 mars 1999 dhe në mesin e tyre kishte të droguar dhe të atillë që ishin të dënuar me vepra të ndryshme kriminale. E veçanta e aksionit në Zhegër ishte se serbët vendor i kishin pritur me lista në dorë paramilitarët.

Edhe vrasjet e shqiptarëve në Zhegër i ka konstatuar në një procesverbal ish gjykatësi hetues serb Zhivojin Jankoviq në prezencën e inspektorit të SPB-së Jovica Petroviç.

Mobi Casa

Sipas konstatimit të këtyre mjekëve viktimat janë vrarë me armë zjarri. Vizuelisht kufomat i ka shikuar mjeku dr. Vasiq Hranisllav thuhet në procesverbalin e datës 31 mars 1999. Në këtë procesverbal nuk jepen emrat e dëshmitarëve dhe nuk është bërë identifikimi i kufomave.

Në kallëzimin penal janë të evidentuar disa emra të serbëve të Zhegrës që janë të përfshirë në vrasjet e bashkëvendësve të tyre.

Sipas listës emrat e serbëve të dyshuar janë: Momqillo Mihajlloviq, ish kryetar i bashkësisë vendore në Zhegër.

Ky person konsiderohet se ka furnizuar me armë serbët e Zhegrës. Është përgjegjës se ka ftuar paramilitarët e Arkanit dhe Sheshelit në Zhegër dhe u ka afruar listat e shqiptarëve për likuidim. Gjura Llaziq ish ministër pa portofol. Bogdan Periq ish kryetar i Komunës së Gjilanit, Tomisllav Mihajlloviq ish drejtor i organizatës punuese “Pomoravlje”.

Stavra Zhivojin Veliqkoviq ishte komandant i mbrojtjes territoriale për Anamoravë. Millan Sllobodan Milenkoviq, ish zëvendëskomandant i stacionit policor në Zhegër. Pera Qedomir Jovanoviq ish komandant i zonës ushtarake në Gjilan. Tihomir Sllavko Paviq, referent i Bashkësisë Lokale në Zhegër është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve ushtarake në Zhegër.

Dragan Naskoviq – komandant i stacionit policor në Zhegër. Është fajtor për të gjitha rrahjet dhe maltretimet e shqiptarëve të Zhegrës. Bllazha Sava Stojanoviq ish kryetar i partisë Socialiste të Serbisë në Zhegër.

Dyshohet se ka marrë pjesë në djegien dhe plaçkitjen e shtëpive të shqiptarëve: Sinisha Sllavko Paviq, ish inspektor i lartë në sigurimin shtetëror të Gjilanit.

Dyshohet se ka përgatitur listat për likuidimin e shqiptarëve të pafajshëm. Budimir Stanko Milenkoviq, Stanko Svetozar Petkoviq, ish polic rezervë i përfshirë drejtpërdrejtë në aktivitetet likuiduese të shqiptarëve. Pera Millan Stojanoviq, Rade Millan Stojanoviq, Aleksandër Milivoje Periq (1961), Dragan Milivoje Periq, Sasha Velin Novakoviq(1963), Jovica Zhivorad Veliqkoviq(1963), Nenad Millorad Mlladenoviq, Zoran Zhivko Trajkoviq (1961), Srboljub Petroviq (1930), Jovan Zhivko Maksimoviq (1938), Dragan Velin Novakoviq (1964), Svetozar Gjorgje Marinkoviq (1959), Dragan Momqillo Mihajlloviq (1959), Zhivko Zarko Pamiq, Ivica Stavra Veliqkoviq, Jovan Nikolla Stojanoviq (1947), Jugosllav Millorad Mihajlloviq, Zvonimir Bllagoje Paviq (1949), Qedomir Kostadin Periq (1948), Gjurgja Dragolub Milenkoviq.

Në kallëzimin penal figurojnë edhe 64 emra të serbëve të Zhegrës të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në plaçkitjen, djegien, rrahjen, torturimet e banorëve të Zhegrës.

Gjithashtu gjatë kohës së luftës shtatë zhegran janë dërguar me dhunë në burgun e Vranjës ku janë rrahur dhe torturuar.

Sipas të dhënave që kanë grumbulluar Këshilli i bashkësisë vendore në Zhegër në periudhën mars-qershor 1999 janë vrarë këta shqiptarë:
Shyqeri Shukri Tahiri ( 11.05 .1956) i vrarë më 29.03.1999
Haxhi Ukshin Ukshini (1928) i vrarë më 30 mars 1999
Miradije Ukshini (1930) e prerë në fyt më 1 prill 1999.
Milazim Habib Idrizi i lindur më 14.11.1934, i vrarë më 30 mars 1999
Qazim Habib Haziri i lindur më 08.05.1936, i vrarë më 30.03.1999
Qamile Jetulla Haziri e lindur me 03.06.1944, e vrarë më 30 mars 1999
Fitim Shukri Isufi ( 1977) person me të meta mentale, i vrarë në moshën 22 vjeçare
Raif Xheladin Rrustemi (1920) , i vrarë në moshën 79 vjeçare
Mustafë Asllan Mustafa ( i vrarë në moshën 80 vjeçare , i moshuar dhe me aftësi të kufizuara.
Sabedin Sejdi Hamiti ( 1975) , është vrarë në moshën 24 vjeçare, në kufirin Kosovë-Serbi më 8 maj 1999
Ukshin Sabit Maloku ( 1972) , është vrarë në moshën 24 vjeçare , më 9 maj 1999 në kufirin Kosovë-Serbi.
Hasan Ilmi Maloku ( 1967) i vrarë më 8 maj 1999
Avni Sabri Zenuni ( 1975) është vrarë në moshën 24 vjeçare, i vrarë më 6 qershor 1999.
Në fshatin Zhegër gjithashtu ushtria serbe, policia dhe forcat paramilitare kanë plagosur edhe këta persona:
Nexharije Tahiri e plagosur më 29 mars 1999
Skender Selimi i plagosur më 30 mars 1999
Sahit Isufi i plagosur më 30 mars 1999
Bedrije Selmani e plagosur më 30 mars 1999
Zymrije Haziri e plagosur më 30 mars 1999
Mirishahe Kadriu e plagosur më 2 prill 1999
Arsim Sejdiu i plagosur./rajonipress/