Ismajli në “Kimi-Cafe & Cake House”, takim që të motivon t’i ndjekësh qëllimet deri në fund
Gjilan – “Kimi-Cafe & Cake House”, dikur i njohur si Egipat, tashmë prej mbi 60 vitesh në treg, është lider në gatimin dhe përgatitjen e ëmbëlsirave moderne dhe me përplot shije në Gjilan.
Bashkë me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Burim Elezi dhe Driton Nuhiu si dhe kryetarin e Nëndegës Iliria, Nehat Ibrahimi, ishim për vizitë tek punëtoria e “Kimi-Cafe & Cake House”, në Lagjen Iliria ka shkruar Arbër Ismajli.
Postimi i plotë:
Ky brend tregon qartë se shija dhe përkushtimi janë kthyer në emër të përfaqësimit të qytetit tonë në tryezat e ahengjeve të shumë familjeve.
Në punëtorinë e tyre u njohëm për së afërmi me punën e jashtëzakonshme që bëhet çdo ditë me shumë dashuri, me kujdes të veçantë dhe mbi të gjitha, me kreativitet të jashtëzakonshëm.
Bizneset tona, qytetarët tanë dinë të punojnë, kanë ide dhe guxim.
Ajo që u mungon është mbështetja e institucioneve, e këtë gjë ne do ta ndryshojmë bashkë.
Në qeverisjen tonë të ardhshme, do t’i japim jehonë dhe vëmendje në çdo nivel.
Sepse bizneset tona meritojnë mundësi edhe shumë më të mëdha.
Faleminderit shumë pronarëve, Shkëlzen dhe Visar Azizi, si dhe stafit të “Kimi-Cafe & Cake House”, për mikpritjen dhe punën e veçantë që po e bëjnë.
Ju jeni krenaria e qytetit dhe bashkë me ju, do ta realizojmë vullnetin e qytetarëve për Gjilanin e ri.
BashkePerFitore
GjilaniPertej
ArberIsmajli #113



