ARKATANA

Nga nxënës në lider akademik: Rektori Edmond Hajrizi nderon shkollën ku nisi rrugëtimin e tij në 100-vjetorin e SHFMU “Emin Duraku”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në manifestimin solemn me rastin e shënimit të 100-vjetorit të themelimit të SHFMU “Emin Duraku” në Banullë, një nga institucionet më të rëndësishme arsimore që për një shekull ka qenë vatër e dijes, edukimit dhe formimit të brezave të shumtë.

Për Rektorin Hajrizi, kjo ngjarje përfaqësoi një rikthim të veçantë dhe thellësisht emocional në vendin ku hodhi hapat e parë të arsimit dhe ku nisi rrugëtimi i tij drejt suksesit akademik dhe profesional. Rikthimi në bankat e kësaj shkolle, e cila shënoi fillimet e tij si nxënës, u shndërrua në një moment reflektimi, mirënjohjeje dhe respekti për institucionin që kontribuoi në formimin e tij.

Sot, Prof. Dr. Edmond Hajrizi vlerësohet gjerësisht si një nga figurat më të përgatitura akademikisht në vend për udhëheqjen e një institucioni universitar si UBT, duke përfaqësuar një lidership modern dhe shumëdimensional.

Ai konsiderohet një lider në disa fusha njëkohësisht dhe një inovator i cili ka kontribuar në transformimin dhe avancimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin akademik dhe institucional të vendit.

Lidhja e familjes Hajrizi me këtë shkollë e bën këtë histori edhe më domethënëse për arsimin shqip. Babai i Rektorit, veterani i arsimit Bislim Hajrizi, ka një kontribut të veçantë në këtë institucion, ku fillimisht ishte nxënës, e më pas u kthye si mësimdhënës i përkushtuar për dekada të tëra.

Eco Higjiena

Si mësues i gjuhës shqipe, ai u dallua për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare, duke kontribuar në edukimin e brezave të tërë në periudha sfiduese për arsimin në vend. Për vite me radhë, ai shërbeu jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si një figurë udhëheqëse dhe mbështetëse e zhvillimit të shkollës, duke forcuar rolin e saj si një nga institucionet kyçe të arsimit në zonë.

Manifestimi jubilar mblodhi përfaqësues institucionalë, drejtues të arsimit, mësimdhënës, ish-nxënës, prindër dhe qytetarë të shumtë, të cilët nderuan historinë njëqindvjeçare të shkollës dhe kontributin e saj të çmuar në zhvillimin e arsimit në Komunën e Lipjanit.

Gjatë ceremonisë u vlerësua roli i SHFMU “Emin Duraku” si një shtyllë e fortë e dijes ndër dekada, ndërsa u kujtuan me respekt mësimdhënësit që me përkushtimin e tyre kanë mbajtur gjallë frymën e arsimit dhe kanë edukuar breza të tërë, duke ndërtuar themelet e së ardhmes së komunitetit dhe vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.