Hidromorava

Mungesa e projekteve serioze, Gjilanin e bënë një qytet të harruar e lënë pas dore nga Qeveria

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Gjilan nuk ka ndonjë projekt serioz, që është realizuar ose pritet të realizohet në këto katër vitet e fundit. Demagogjia e Albin Kurtit dhe Alban Hyenit, Gjilanit i kanë sjellur vetëm fraza të thata filozofike, duke e renditur këtë qytet ndër të fundit, për kah zhvillimi në infrastrukturë e sektor tjerë.

Mjafton ta shohësh rrugën e Prishtinës, e cila është mbetur shkretë dhe në gjendje mjeruese nga Qeveria Kurti dhe të bindesh se Gjilani asnjëherë s`ka qen prioritet i Qeverisë qendrore dhe jo vetëm kjo ishte rruga e Kllokotit që i dha shije të keqe, pritjes së qytetarëve se Kurti dhe eskorta e tij e filozofëve, për të treguar storie e përralla do të bënte mrekulli në Anamoravë.

Mobi Casa

Bajrami një qytetar nga Vitia i cili frekuenton çdo ditë rrugën Viti – Kllokot – Gjilan thotë se kjo rrugë është asfaltuar tri katër here.
“Vërtet është një keqpërdorim flagrant i parasë publike, një mungesë totale e njohjes së problemeve profesionale të kësaj lamie. Ne Vitia kemi vuajtur shumë sepse kishte pluhur e gropa kudo” tha Bajrami.

Ndërsa, Menderesi një vozitës gjilanas tha se hyrja e Gjilanit nga Prishtina, është për mjerim dhe gjynah.
“Unë nuk e di kush i ka fajet, por një e kuptoj se po vuajmë shumë, edhe po i shkatërrojmë veturat edhe po thithim pluhur çdo ditë. Kurti kurrë se ka pasur prioritet jo se jo, po as sipërfaqësisht s`është interesuar, e kujdesur për Anamoravën. Paramendojeni për një urë në Badovc, na u desh të presim dy vite e më shumë” tha i irrituar Menderesi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.