Eko Higjiena

Terras: Kosova prej kohësh në një gjendje fushate zgjedhore, kjo vështirëson punën e Kuvendit dhe Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, ka prezantuar raportin e tij për Kosovën. Ai ka thënë se për të si raportues është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat, shkruan Express.

Ai ka përmendur edhe krizën politike nëpër të cilën ka kaluar Kosova viteve të fundit, duke thënë se ndonëse mbajtja e zgjedhjeve tregon për një demokraci vibrante, është shumë e vështirë që të kryhen punë në nivelin legjislativ dhe atë ekzekutiv në një gjendje të tillë pa institucione fuqiplotë.

Mobi Casa

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, është shumë e rëndësishme për mua që Kosova ta fitojë statusin e vendit kandidat. Është me rëndësi jetike që Kosova të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe që mbështetja në nivel të lartë për integrimin evropian të vazhdojë.Viti i fundit ka qenë politikisht jashtëzakonisht i vështirë për Kosovën. Në pak më shumë se një vit janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare dhe një palë zgjedhje lokale. Vendi ka qenë vazhdimisht në një gjendje fushate zgjedhore. Edhe pse kjo është një shenjë e qartë e funksionimit të një demokracie të gjallë në Kosovë, është e qartë se është e vështirë të ushtrohet pushteti legjislativ dhe ekzekutiv në një regjim të tillë të përhershëm fushate” është shprehur Terras.

“Dialogu ka ngecur për një kohë të gjatë. Sfidat që po përballet Kosova janë serioze, por kosovarët janë pro-evropianë”, ka thënë ai./GazetaExprss/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.