Ibish Ibishi, ndër figurat e njohura të politikës lokale dhe shëndetësisë në Gjilan
Gjilan – Ibish Ibishi konsiderohet një nga figurat me përvojë të gjatë në jetën publike dhe institucionale të Gjilanit, duke ndërthurur angazhimin politik me atë profesional në sektorin e shëndetësisë. Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe e pakompromis ndaj çështjeve me interes shoqëror e ka pozicionuar si një zë të besueshëm në jetën politike lokale, duke dëshmuar se përfaqësimi nuk është thjesht funksion, por përgjegjësi ndaj njerëzve dhe historisë së tyre.
Në një kohë kur zëri i qytetarëve shpesh humbet në zhurmën e politikës ditore, Ibish Ibishi është shquar si një nga figurat e rralla që ka ditur ta dëgjojë dhe ta përfaqësojë atë me seriozitet dhe qëndrueshmëri. Me një angazhim të pandërprerë në mbrojtje të interesave publike, ai ka ngritur vazhdimisht shqetësimet e brezit të luftës dhe ka qenë përkrahës i çdo kërkese të drejtë që ka ardhur nga grupet e qytetarëve.
Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe e pakompromis ndaj çështjeve me interes shoqëror e ka pozicionuar si një zë të besueshëm në jetën politike lokale, duke dëshmuar se përfaqësimi nuk është thjesht funksion, por përgjegjësi ndaj njerëzve dhe historisë së tyre.
Ai ka ushtruar për disa mandate detyrën e këshilltarit komunal në Gjilan nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku në periudha të caktuara ka mbajtur edhe rolin e shefit të grupit të këshilltarëve të këtij subjekti në Kuvendin Komunal.
Aktiviteti i tij politik është karakterizuar nga një prani e vazhdueshme në proceset vendimmarrëse lokale dhe nga angazhimi në çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve komunale.
Gjatë karrierës së tij, Ibishi ka kaluar edhe në faza të ndryshme politike, përfshirë periudha kur ka vepruar jashtë strukturave partiake, për t’u rikthyer më pas sërish në AAK, duke ruajtur ndikimin e tij në skenën lokale.
Paralelisht me angazhimin politik, ai ka një përvojë të gjatë në sektorin e shëndetësisë publike, ku ka kontribuar për dekada në shërbim të qytetarëve, si pjesë e institucioneve shëndetësore në Gjilan. Ky kombinim i përvojës politike dhe profesionale e ka profilizuar atë si një njohës të mirë të sfidave me të cilat përballen institucionet publike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë shëndetësor.
Me një karrierë që shtrihet në disa dekada, Ibish Ibishi mbetet një emër i njohur në jetën publike të Gjilanit, duke reflektuar përvojë, vazhdimësi dhe përfshirje aktive në zhvillimet politike dhe shoqërore të komunës.
Ibish Ibishi, zë i palëkundur për qytetarët dhe fshatrat e brezit kufitar
Ibish Ibishi është dëshmuar si një figurë politike serioze, e përkushtuar dhe në funksion të drejtpërdrejtë të qytetarëve, duke reflektuar vullnet, dije dhe guxim në trajtimin e çështjeve me interes publik.
Gjatë angazhimit të tij, ai ka lobuar, promovuar dhe sensibilizuar një sërë problemesh jetike për qytetin e Gjilanit, me theks të veçantë për fshatin Miresh dhe zonat e brezit kufitar. Përvoja e tij në vendimmarrje dhe qëndrimet e qarta, shpeshherë edhe përballë qëndrimeve të ndryshme brenda subjektit të tij politik, e kanë profilizuar si një përfaqësues me autoritet dhe kredibilitet moral, njerëzor dhe profesional.
Ibishi veçohet si një ndër të paktët kandidatë që ka artikuluar dhe mbrojtur hapur iniciativa, ide dhe projekte të dala nga komuniteti i Mireshit, duke qëndruar njëkohësisht në përkrahje të vazhdueshme të zhvillimit infrastrukturor në fshatrat kufitare si Stublina, Bilinica, Llovca dhe Kokaj.
Me një qasje konstruktive dhe vizion të qartë për zhvillimin lokal, ai konsiderohet si një zë i rëndësishëm për Gjilanin, në një kohë kur qyteti ka nevojë për përfaqësim më funksional dhe lidership të përgjegjshëm në nivel komunal./rajonipress/


