Uje Dea

Sunderlandi ia zgjat kontratën Granit Xhakës deri në vitin 2029

Sunderlandi ia zgjat kontratën Granit Xhakës deri në vitin 2029

Klubi anglez ka aktivizuar një opsion që nuk ishte bërë publik në momentin e transferimit të mesfushorit nga Bayer Leverkuseni. Marrëveshja e re e mban kapitenin e Sunderlandit në klub deri në verën e vitit 2029.

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone të tjera. Klubi anglez ka aktivizuar një klauzolë të kontratës së mesfushorit shqiptar, e cila nuk ishte bërë publike në kohën kur ai u transferua nga Bayer Leverkuseni.

Sipas mediumit anglez “The Echo”, i cili është i afërt me klubin, drejtuesit e Sunderlandit e kanë aktivizuar opsionin për zgjatjen e kontratës në fund të sezonit të kaluar, duke e shtyrë atë deri në verën e vitit 2029.

AR Katana

Ky detaj merr rëndësi të veçantë në kontekstin e interesimit të Chelseat për shërbimet e Xhakës gjatë verës së kaluar.

Sipas raportimit, në atë periudhë mesfushori kishte ende tri vjet kontratë me Sunderlandin. Chelsea thuhet se kishte arritur një marrëveshje në parim me futbollistin për kushtet personale, por klubi nga Sunderland nuk ishte i gatshëm ta lironte kapitenin e tij.

“The Echo” raporton gjithashtu se Sunderland kishte refuzuar disa oferta në vlerë prej rreth tetë milionë funtesh për mesfushorin, i cili fillimisht kishte shprehur interesim për një rikthim në Londër.

Ndërkohë, Xhaka aktualisht është në fazën e rikuperimit nga lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Chelseat, në fillim të këtij muaji.

Paraqitja e tij e 50-të me fanellën e Sunderlandit përfundoi pas vetëm katër minutash, pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.