Hidromorava

Shembull i bashkëpunimit qytetar në Zhegër: Pastrohen dhe mirëmbahen varrezat e fshatit, falënderohen donatorët për mbështetjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në prag të sezonit veror dhe vizitave të shumta të bashkatdhetarëve, në fshatin Zhegër është realizuar edhe këtë vit aksioni për kositjen, pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të fshatit, një aktivitet që tashmë është shndërruar në traditë dhe dëshmi e përkushtimit të komunitetit për ruajtjen e vendeve të kujtesës dhe respektit ndaj të ndjerëve.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i fshatit, Qahil Halili, i cili në emër të Këshillit të Fshatit, Këshillit të Xhamisë dhe qytetarëve të Zhegrës ka shprehur mirënjohje të veçantë për të gjithë donatorët që kontribuuan financiarisht në realizimin e këtij aktiviteti.

Sipas tij, falë solidaritetit dhe gatishmërisë së qytetarëve, janë siguruar mjete në vlerë prej 1,000 eurosh, të cilat kanë mundësuar kryerjen e punimeve për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të varrezave.

Hidromorava

“Edhe këtë vit u realizua me sukses kositja dhe pastrimi i varrezave të fshatit. Në emër të Këshillit të Fshatit, Këshillit të Xhamisë dhe të gjithë qytetarëve, falënderojmë donatorët për shumën e dhuruar dhe punëkryesin për angazhimin e treguar. Zoti i shpërbleftë ju dhe familjet tuaja”, ka deklaruar Halili.

Banorët e Zhegrës e kanë vlerësuar këtë iniciativë si një akt qytetarie dhe përgjegjësie kolektive, duke theksuar se mirëmbajtja e varrezave është jo vetëm obligim moral, por edhe shprehje e respektit për brezat që kanë lënë gjurmë në historinë e fshatit.

Ky aksion dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale, komunitetit fetar dhe qytetarëve vazhdon të mbetet një nga vlerat më të rëndësishme të Zhegrës, duke kontribuar në ruajtjen e traditës, kulturës dhe kujtesës kolektive të fshatit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.