Fundamenti

Si lejleku shtegtar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Kafja e fundit
për mikun e çmuar
te konaku i moqem
o dashamirë

Ca pika loti mbi
Llapin e pikëlluar
e prisnin detyra
Vajti pa lamtumirë

Atje ku bienë gjethet
e njoma para kohe
se s’mund të presin
vjeshtën e vonë

Se shtrëngata
me rrëbeshe
atje në fushë
Panoninë ilirike

Frymë-marrëja e fundit
për ty o lejleku shtegtar
pranë fushë betejash
të tmerrit ballkani

Krismat alarmuese
të këmbonës kobzezë
ku mbillet tmerri
i shfrenimit

Të vranë o miku im
o i çmuari shtegtar
korbat e leckosur
te stimfalit

Të vranë tinëzisht
pas shpine se pse
të urrenin veç se
ishe miku im

Uji Dea

Të vranë që të mos
shihej krimi barbar
aje në Plitëvice
e Vukuvar andaj të vranë

Larja e fundit
e trupit pa jetë
që u fliju për
drejtësinë e vërtetë

Pushon pranë shtratit
të Rajnës plakë
aty ku të qajnë zonjat
serioze pa lot

E të mbulojnë
me lule të bardha
ashtu si e kanë
traditë

Aty ku përpiqet dielli me tokën
dy fjalë të përmotshme
për ty lavdi o miku
i çmuar shtegtar.

Ruzhdi Kqiku, gusht, 1991.

Egon Skotland, Gjermani, gazetari i parë i vrarë, në luftën e përgjakshme, kroato serbe, më 1991, pra pas reportazhit të fundit, të bërë nëpër Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.