Hidromorava

Promovohet libri i Nazmije Xhaferi – Hasanit, ciklit të poezive u prin motivi i kurbetit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sherafedin Kadriu, redaktor i librit ka theksuar se dhjetë cikleve të poezive të Nazmije Hasanit u prin motivi i kurbetit. Motivi i asaj plage që le s’u shëndosh, po as nuk u përtha, por po qelbet për ditë e më shumë. Poezitë vijnë me tematikë të ndryshme e semantikë të strukturuar artistikisht, zakonisht rrëfehen nëpërmjet trajtës lirike, me një ritëm që vjen e shpejtohet për shkak të strofëzimit. Hysen Këqiku, recensent ka thënë se poezitë e Nazmije Hasanit janë personale dhe impersonale, me ndjenja personale e me dhimbjen e të tjerëve.

Në ambientet e Bibliotekës Ndërajonale “Fan S. Noli” në Gjilan, këtë të shtunë është promovuar libri me poezi “Vallja e ringjalljes” i autores Nazmije Xhaferi – Hasani, që është libri i pestë i kësaj autoreje.

Tahir Arifi moderator, tha se libri pestë i kësaj poeteje karakterizohet thjeshtësi rrëfimi dhe ku dominojnë vargjet me ngarkesa morale, derisa Vigjilent Kurti ka deklamuar poezi të përzgjedhura.

Sherafedin Kadriu, redaktor i librit ka theksuar se dhjetë cikleve të poezive të Nazmije Hasanit u prin motivi i kurbetit. Motivi i asaj plage që le s’u shëndosh, po as nuk u përtha, por po qelbet për ditë e më shumë. Poezitë vijnë me tematikë të ndryshme e semantikë të strukturuar artistikisht, zakonisht rrëfehen nëpërmjet trajtës lirike, me një ritëm që vjen e shpejtohet për shkak të strofëzimit. Është e vërtetë, që poetja nuk e angazhon në kuptimin intelektual poetikën sepse asaj i intereson dukuria. Ajo e di se lexuesit nuk i duhet e vërteta e fakteve, por e vërteta e ëndrrës (sipas Borhesit), ndryshe thënë, realiteti i imagjinatës. Realitet ky, që i tejkalon dituritë që edhe ashtu janë të pakta në krahasim me imagjinatën. Imagjinata ku nuk shkon, para çdo mendimi të shpejtuar e imagjinata e poetes është bota e saj krijuese me një ndjesi të hollë të ndikuar nga motive të ndryshme, të brendshme dhe të jashtme. Pastaj, ndjesia e derdhur në varg shkrihet në tërësinë e fjalorit të pasur e komunikues me lexuesin e vet.

Eco Higjiena

Sipas kritikut Sherafedin Kadriu, poezitë e Nazmije Hasanit janë poezi multidimensionale për të drejtën e njerëzore e për jetën personale, andaj në këto poezi është edhe gëzimi, aty është hareja, aty është edhe lumturia.

Hysen Këqiku, recensent ka thënë se poezitë e Nazmije Hasanit janë personale dhe impersonale, me ndjenja personale e me dhimbjen e të tjerëve. Ajo thurë vargje në mënyrë të perfeksionuar, me ligjet e estetikës dhe të harmonisë së shprehjeve, trajton ndodhitrë e popullit me të cilin jeton, ka gjetje imagjinatave, gjuhë të pasur, narracion poetik, figura e shprehje poetike, derisa studiuesi Arsim Halili, që ka lexuar recensionin e poetit Nexhat Rexha, tha se Nazmije Hasani në poezitë e saj unifikon artin poetik me bëmat dhe përvojat jetësore, ka shtrirje funksionale nëpër kohë e hapësirë, derisa poezitë e saj kanë edhe motive të përditshmërisë.

Kurse vetë autorja e librit “Vallja e Ringjalljes”, Nazmije Xhaferi – Hasani, ajo ka hyrë në letrat shqipe duke qenë profesoreshë e letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe se mosha e pensionimit ka qenë koha kur ajo idetë e saj të kahmotshme i ka shpërfaqur falë edhe miqve të saj dhe redaktorëve e recensentëve që e kanë përkrahur në rrugëtimin e saj. Gjithsesi se poezitë e saj janë me vlerë e vetë autorja e librit ka falënderuar të gjithë me radhë, Kuvendin Komunal të Gjilanit për përkrahjen financiare, ata që janë pjesë e librit, familjarët, nipat dhe mbesat e shumtë dhe të gjithë ata që duan dhe janë pranë librit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.