Fundamenti

Rritet importi bie eksporti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, ka publikuar Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin qershor 2013. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin qershor 2013 prej 196 milionë euro krahasuar me deficitin prej 187.6 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Eksporti mbulon importin vetëm 11.9%.

Eksporti në muajin qershor 2013 kishte vlerën 26.3 milionë euro, ndërsa importi 222.4 milionë euro, çka do të thotë se është një rënie prej (12.8%) për eksport, si dhe një rritje prej (2.0%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: 43.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 23.0% produktet minerale; 7.0% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.9% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 5.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.2% produktet bimore; 3.9% tekstili dhe artikujt e tekstilit, etj”, ka njoftuar ASK-ja.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 18.0% e përbëjnë produktet minerale; 13.8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.5% produktet e industrisë kimike; 6.0% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.9% produktet bimore; 4.5% mjetet e transportit.

FIDANISHTJA

“Partnerët kryesorë tregtarë, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me totalin e muajit, janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 36.8% për eksport dhe 40.2% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së merr pjesë me 34.6% për eksport dhe 34.8% për import”, thuhet në komunikatën e ASK-së për media.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali (22.9%); në Shqipëri (11.6%); në Indi (8.9%); në Maqedoni (8.9%); në Mal të Zi (8.1%); në Holandë (4.1%); në Gjermani (3.6%); etj.

Ndërsa, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (11.4%); Italia (10.3%); Gjermania (9.6%); Turqia (8.5); Kroacia (7.4%); Maqedonia (6.9); dhe Kina (6.6%). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.