RCCOLA

1 200 biznese kosovare operojnë në Shqipëri, 2 000 të Shqipërisë janë në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim zëvendësministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Besart Kadia, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Petrit Malaj dhe drejtues të shoqatave të biznesit të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Temë diskutimi ishte thellimi i raporteve ekonomike mes dy vendeve, ndërsa u kërkua Kadia tha se është një potencial i cili është i pafundmë sa i përket benefiteve dy paleshe duke thënë se ky është takimi i dytë i çështjeve diplomatike.

Ai deklaroi se më shumë se 1 200 biznese kosovare funksionojnë në Shqipëri ndërsa nga Shqipëria 2 000 të tilla. Synim tha se e kanë tregun atraktiv për të dy shtetet.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se në kuadër të këtij rrugëtimi, janë gjetur forma se si mund të avancohet shkëmbimi tregtar me Shqipërinë.“Në të gjitha fushat mirëpo me fokus pjesa e prodhimit e investimit, mirëpo në të njëjtën kohë t’i adresojmë edhe problemet që hasen në pjesën e turizmit. Turizmin duhet ta kem edhe nga të rinjtë shqiptar se ata e kanë verën ne e kemi dimrin. Ne kemi një lidhje më të madhe me shumë marrëveshje bilaterale me më se shumti se çdo vend tjetër”, u shpreh ai.

RCCOLA

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, tha se marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin shqiptar e tregojnë bizneset.“Kosova është partner i fuqishëm për Shqipërinë jam i lumtur për këtë takim me ju biznesmenë nga Kosova e Shqipëria. Takimi kokë më kokë e kam pritur me rëndësi. Më mirë se sa e dini ju si biznese marrëdhënien e shkëlqyer që ka Kosova e Shqipëria”, u shpreh ai.

E kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se janë nënshkruar 184 marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.

Ai përmendi një kërkesë të cilën tha se e kanë të kahershme.“Bizneset për shkak te procedurave administrative paguhen më shumë dhe ideja e Odes Ekonomike që është duke shqyrtuar të funksionohet përmes një fature dhe kjo do ta ulte koston dhe s’do kishin humbje kohe dhe besoj që vullnet politik ka, ne si OEK jemi të gatshëm të laborojmë për themelimin e bashkëpunimit”, tha Rafuna.