Mobi Casa

Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale.

Zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit në takimin e presidentes Osmani me ambasadorin Hovenier, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Mobi Casa

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.