Fundamenti

Nuk e parapëlqej referendumin, ai mund të jetë i rrezikshëm, thotë Gjini

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ndonëse ideja për referendumin erdhi nga partitë opozitare, pjesë e së cilës është vetë Gjini, ai, në Rubikon të KTV-së, ka shprehur rezervat e tij për organizmin e një referendumi për një gjë të tillë.

Për të mbajtja e referendumit mund të jetë e rrezikshme dhe të krijojë precedentë të shumtë, të cilat nuk do t’i konvenonin Kosovës.

“Referendumi i ka disa probleme të veta, shumë vende më demokratike nuk e njohin këtë koncept për shkak të rrethanave jo të mira historike.. Nëse Kosova vendos të shkojë në referendum, ne të gjithë e dimë edhe rezultatin, i cili do të ishte kundër marrëveshjeve.

Por, po të pyetesha unë, do t’i thosha jo referendumit. Kosova nuk ka nevojë për referendum, pasi duhet të shohim më thellë se sipërfaqja.

Fillimisht një ligj për referendumin nuk mund të kalojë më në Kuvend, dhe të mos harrojmë se edhe nëse e bëjmë atë ligj, pozita do ta fuste një nen, për vete, opozita një tjetër, plus minoritet, kjo pra do të përbënte një precedent të rrezikshëm”.

Gjini: Asociacion do të ketë, por jo të tillë

Gjini ka theksuar se qëllimi i AAK-së është që Kosova të jetë një shtet i pastër me stabilitet ekonomik, me pakica të integruara dhe komode si dhe të integruar në strukturat evropiane.

Nënkryetari i AAK-së për KTV ka thënë se alternativa kryesore është rinegocimi i marrëveshjeve të gushtit, pasi sipas tij, ajo marrëveshje nuk është e mirë, edhe pse ka theksuar se Aleanca e ka të qartë se një asociacion do të krijohet, pasi kjo është vendosur më herët, por që nuk do të ketë kompetenca të tilla.

Fundamenti

Duke komentuar veprimet e deputetëve të opozitës së bashkuar, nënkryetari i parë i AAK-së tha se sado që janë absurde, të shëmtuara, janë çmime të vogla në krahasim me atë që do ta paguanim nëse do të lejonim që ato marrëveshje të pranoheshin.

Gjini: Opozita nuk do zgjidhje të ndërmjetme, por anulim të marrëveshjeve

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, për Rubikon të KTV-së ka folur për tri kërkesat e opozitës, e cila ia dorëzoi presidentes Jahjaga për tejkalimin e krizës institucionale, e që, sipas tij, të tria janë të lidhura me esencën e gjithë problemit, e që është anulimi i marrëveshjeve në tërësi, transmeton Koha.net.

“Anulimi do të thotë kthimi i normalitetit të jetës institucionale…. Referendumi është pak më i komplikuar, sepse do të mund të krijonte një precedent. Por, e them se organizimi i zgjedhjeve do të ishte forma më e mirë, e cila do të ishte edhe një lloj referendumi, ku populli do ta thoshte nëpërmes votës së të tyre nëse janë pro ose kundër marrëveshjeve.

Pra, të tria opsionet e dhëna nga opozita sjellin te zgjedhja e vetme, e që janë zgjedhjet dhe duhet sqaruar se për opozitën nuk ka zgjidhje të ndërmjetme”.

Nënkryetari i AAK-së, Gjini, ka thënë se opozita po e sheh në cep atë që po ndodh, por që nuk po arrin ta kuptojmë qeverinë që nuk po e shkarkon Komisionin për Demarkacionin.

“Ne nuk po mund të kuptojmë mosreagimin e kryeministrit për shkarkimin e Komisionit për Demarkacionin. Reagimet janë nga të gjitha kampet, edhe nga kampi i tyre, pra ne nuk po dimë çka realisht fshihet prapa asaj gjëje”.

http://koha.net/?id=27&l=88046